Sulmet izraelite ndaj Iranit, reagon Netanyahu: Arritëm qëllimin, dëmtuam rëndë mbrojtjen iraniane

27 Tetor 2024, 15:50Bota TEMA
Sulmet izraelite ndaj Iranit, reagon Netanyahu: Arritëm qëllimin,

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se sulmet e fundit të Izraelit ndaj Iranit kishin dëmtuar rëndë aftësitë e tij mbrojtëse.

Në komentet e tij të para mbi sulmet, Netanyahu tha se Izraeli kishte premtuar se do t'i përgjigjej me vendosmëri sulmit me raketa balistike iraniane në fillim të këtij muaji.

“Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ne mbajtëm premtimin tonë dhe dëmtuam rëndë kapacitetin mbrojtës të Iranit dhe aftësinë e tij për të prodhuar raketa kundër nesh”, tha Netanyahu.

Netanyahu falënderoi SHBA-në për "koordinimin dhe ndihmën e ngushtë" në sulmet e IDF ndaj Iranit dhe tha se sulmi "i arriti të gjitha objektivat e tij".

Zyrtarët e administratës së Bidenit kanë thënë se SHBA-ja nuk ishte e përfshirë drejtpërdrejt në sulm, por zhvilluar konsultime me shtetin hebre për zhvillimin e sulmit.

Lini një Përgjigje