Fiket reaktori i fundit i Zaporizhias

11 Shtator 2022, 16:25Bota TEMA

Fiket reaktori i fundit i Zaporizhias

Reaktori i fundit operativ në termocentralin bërthamor të Zaporizhias është fikur plotësisht duke sjellë kështu ndalim të të  gjithë operacioneve në uzinë si një masë sigurie.


Mes frikës së shtuar për një katastrofë bërthamore duket se ka vend edhe për optimizëm.

Kundërofensiva e Ushtrisë Ukrainase për të rimarrë territorin e  saj duket se po shkon mirë. Presidenti Volodymir Zelensky duke iu drejtuar popullit të tij u shpreh se forcat ukrainase kanë bërë përparime në Harkiv duke rimarrë më shumë territor.

Sipas forcave ukrainase thuhet se ata kanë arritur të rimarrin rreth 3 mijë km2 territor megjithatë këto pretendime të tyre janë të vështira për tu konfirmuar.

Si pasojë e kundërofensivës nga forcat ushtarake Ukrainase me mijëra ushtar rus janë larguar edhe nga qyteti i Iziumit duke lënë pas municione dhe pajisje.

Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensy u shpreh në fjalën e tij se nëse Ukraina do të ndihmohet sërish me armatime, atëherë përparimet në rimarrjen e territorit do të vijojnë edhe gjatë dimrit.

1 Komente

  1. G
    Genti

    Nuk fitohet lufta me teater deklaratash.Ky dordoleci po mbahet nga perendimoret me armatime por harron se luta dhe armatimet duan burra qe ne fakt ukraina i ka me te paket dhe jo te stervitur mire. Rusia nuk do leshoje ate qe ka vendosur ta mbaje perhere. Ajo po krijon nje zone tampon rreth Kimese dhe dy Republikave te njohura prej saj.Zone tampon ku pas perfundimit te Operacionit Special do te vihe forca paqeruajtese te OKB-se dhe Rusise.Nese Ukraina nuk pranon nje armpushim do lihet vetem pasi Evropa nuk po duron me katastrofen energjitike dhe cmimet stratosferike qe po e demtojne rende. Ekonomia eropiane pervec krizes se energjise dhe cmimeve te paperballueshme te ushqimeve dhe inflacionit me te larte ne 40 vjetet e fundit po mban edhe gati 15 milione ukrainas te larguar nga vendi i tyre. Kjo barre po rendohet dita dites dhe qeverite evropiane i tremben nje reagimi te qytetareve te indinjuar per gjendjen e rende.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje