Fitoi zgjedhjet në Itali, kundërshtari më i madh politik i Melonit është brenda familjes

26 Shtator 2022, 15:28Bota TEMA

Fitoi zgjedhjet në Itali, kundërshtari më i madh politik i

Qendra e djathtë “Vëllezërit e Italisë” fituan zgjedhjet e përgjithshme në itali. Referuar rezultateve, partia e udhëhequr nga Giorgia Meloni rriti të sigurojë  26% të votave, duke lënë pas rivalin më të afërt Enrico Letta, nga qendra e majtë.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë pritet të jetë kryeministrja e re  duke u bërë kështu gruaja e parë në Itali që merr këtë post.

Gjatë fjalimit para mbështetësve, Meloni deklaroi se do të qeverisë për të gjithë dhe nuk do të tradhtojë besimin e popullit.

Koalicioni i melonit përfshin partinë ‘Liga” e Matteo Salvini dhe partinë e qendrës së djathtë “Forca Italia të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi  ku së bashku arritën të sigurojnë 44 për qind të votave.

Nga ana tjetër, koalicioni i majtë është votuar në masën 27%. Në këtë mënyrë aleanca do të ketë kontrollin edhe të Senatit dhe të Dhomës së Deputetëve duke formuar  qeverinë më djathtiste të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Matteo Salvini në konferencën e tij të parë për shtyp pas zgjedhjeve, përgëzoi kryeministren e ardhshme teksa shprehu pakenaqësinë e  tij për rezultatin e partisë së tij, ku siguroi vetëm 9 për qind të votave.

Por kush është rivali i saj më i madh në politikë?

Kundërshtari i saj më i madh në politikë është partneri dhe babai i vajzës së saj të vetme. Partneri i yllit të së djathtës ekstreme italiane ka bindje politike krejt të kundërta nga Meloni.

41-vjeçari Andrea Gianbruno është pro legalizimit të kanabisit, ai është gazetar dhe ka bindje të majta.

Nëse Meloni merr postin e kryeministres në ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës, atëherë të gjithë sytë do të jenë edhe tek partneri i Melonit. Meloni dhe Gianbruno u takuan për herë të parë në prapaskenat e një emisioni televiziv.

Giabruno ka thënë për mediet italiane se Meloni e ngatërronte atë me një asistent emisioni. Ata i ka bashkuar, siç thotë ajo, emisioni “ Quinta Colonna”.

“Aty takoi njeriun e jetës së saj. Ishte dashuri me shikim të parë”, ka thënë Meloni në një intervistë për rrjetin “Libero”.

“Nuk e di, sytë tanë u takuan për herë të parë dhe ndjeva diçka të çuditshme. Që nga ai moment fillova të flirtoja me të”, kishte thënë gazetari për partneren e tij me bindje të djathta.

“Andrea është një baba fantastik, është shumë i përfshirë me vajzën e tij gjashtëvjeçare. Ai kalon një javë në Milano çdo muaj, por kur është këtu (në Romë) pothuajse gjithmonë punon në mbrëmje për të qenë gjatë gjithë kohës pranë vajzës së tij. Njëri ndihmon tjetrin, ne plotësojmë njëri-tjetrin”, thotë Meloni. Ajo pranon se ka kërkuar mendimin e tij për çështje të ndryshme, por vetëm deri në një pikë.

“Kur jemi bashkë, përpiqem ta lë jashtë politikën, të shkëputem. Nuk është e lehtë sepse edhe ai po i shikon të gjitha diskutimet. Diskutojmë për çiftet e të njëjtit seks, çështje morale, legalizimin e drogave të lehta… Nuk mendojmë njësoj”, ka thënë  Meloni.

 

5 Komente

  1. t
    taras bulba

    Mbas zhurmes dhe fikjes se dritave dhe zhurmes reth zgjedhjeve dhe mbas shuarjes se gerthitjeve do perplasen me realitetin ....dhe realiteti eshte shume i zymte ....e kemi pare dhe me perpara filmin me gerthitje superpatriote , me bertitje e cjerje anti europiane , me demagogji e politike kudra EU nga Salvini e pa realitetin me syte e tije dhe as nuk mori mundimin te prekte ceshtjet e nxehta , e pame dhe Berluskonin qe me Burga Burga nuk zgjidhi pothuajse asnje problem problemet u shtuan , duhet zgjidhur problemi dhe jo duhet mbuluar ....gjithcak mbaroj dje , sot eshte dita e perballjes me realitetin .....tani e tutje nuk kane asnje arsye te ciren , por te japin zgjidhje ...e mire retorika , te mira gerthitjet iperpatriote , te mira koronat dhe demagogjite ....ama se kush do japi pergjigje se sdo behet me borxhin italian qe kap shumen maremendese 1.5 trilion euro ....kur ke nje borxh te tille , nuk te mer te besh revolucinarin dhe kryengritesin , e pame dhe me te majtet ne shtetin helen , para se te mernin qeverisjen ishin sulmues , iritues ndj Eurozones , ndaj partnereve , ndaj cdo gjeje .....vec kur drejtuan qeverine per 4 vjet pane me syte e tyre se realiteti ishte krejt ndryshe , u munduan andej e ketej te benin bllof ...vec kur je i mbytur ne borxh , nuk ke shume arme neper duar ...fatin tend e ka dikush tjeter , e ka ai qe do te vendose kushtet se si do te vazhdoshe te jetosh ketej e tutje ....keshtu dhe kjo zonja ...kjo do qe te bllofoje ....sbesoj se do harije te beje shume gjera ...do iki dhe kjo me bisht ne shale si parardhesit e saj ....duhet ulur ne tryeze dhe duhet biseduarme urtesi dhe jo te ciresh e te gerthasesh me korona iperpatriotike .....shpejt do iki dhe kjo

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      taras bulba "tani e tutje nuk kane asnje arsye te ciren , por te japin zgjidhje " këta janë sharlatanë ose p"populistë" si quhen në mënyrë të butë!! këta hajvanë flasin gjithnjë për zgjidhje ditore,flasin për probleme sipërfaqsore dhe zgjidhje të shpejta!!thellësinë nuk e njohin!thjeshtë janë tipa që shtrojnë pyetje dhe nuk dinë të japin përgjigje!janë tipa që kur flasin dëgjojnë vetveten dhe mbi të gjitha nuk kanë kohë të mendojnë para se të flasin!!thjeshtë nuk kanë kohë!! ishte dragi,asnjëherë nuk u çor e bile asqë e mori mundimin të merrej me ndonjë replikë!!bëri punën që i dhanë dhe e nxori deri në një farë mase italinë nga kriza!!dhe kur në një kohë tmerrësisht të keqe! lali,sot njeriu i bombarduar nga budallallëku,kërkon zgjidhje të shpejta sepse,nuk ka kohë të mendojë aspak vetë!! dhe këtë e kërkon tek ata që ulërasin më shumë!!

      Përgjigjjuni
    2. L
      Liri

      Taras,borxhin e shkaktuan te majtet apo kjo.

      Përgjigjjuni
      1. t
        taras bulba

        Borxhi eshte borxh dhe nuk ka ngjyre dhe ide , nuk kerkohet i zoti i krijimit te tij , akumulimi i borxhit eshte bere ne vite e vite ku qeverisen te gjitha ngjyrat , edhe njehere qe mor te behem gam gam gam kerkohet zgjidhja me emire e tij zvogelimi me masa te repta dhe jo gjetja dhe shkaktari , nese kerkon se kush e krijoi dhe zmadhoi do kalojne shume shume vite dhe gje nuk do zgjidhesh .....por si gjithmone ultranacionalistet ulurasin me zera revanshiste ...vec kur futen brenda dhe perveshin mengat ne zhvatje nuk na thone gje ....u pa nga Salvini filmi ....tung

        Përgjigjjuni
        1. g
          ganiu

          Liri, ke fituar. 8 me 32. Shpresoj të jetosh në Itali dhe t'ia ndjesh lezetin pjepres, si italiane dembabadem që je.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje