Fjalim i fortë i Bidenit në OKB: Të mbështesim fort Ukrainën dhe dënojmë agresorin rus!

19 Shtator 2023, 19:10Bota TEMA

Fjalim i fortë i Bidenit në OKB: Të mbështesim fort

Presidenti amerikan Joe Biden foli të martën para Asamblesë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, duke paraqitur vizionin e tij për drejtimin e Shteteve të Bashkuara dhe qasjen e tij ndaj politikës së jashtme, për të cilën ai shpreson se do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve më urgjente të botës.

Siç pritej një nga temat kryesore të fjalimit të tij ishte mbështetja për Ukrainën dhe denoncimi i Rusisë për agresionin ndaj fqinjit të tij.

Presidenti Biden flet në OKB për sfidat botërore, bën thirrje për mbështetjen e Ukrainës
Presidenti Biden tha se bota është në një moment kritik.

“Shtetet e Bashkuara duan një botë më të sigurt, më të begatë, më të barabartë për të gjithë njerëzit, sepse ne e dimë se e ardhmja jonë është e lidhur me tuajën. Dhe asnjë vend nuk mund t’i përballojë i vetëm sfidat e sotme”, tha ai.

Dhe një nga sfidat madhore në botë sot është agresioni rus ndaj Ukrainës. Presidenti Biden bëri thirrje për mbështetje për Kievin përballë bindjes së Moskës se bota do ta lejojë atë të brutalizojë vendin e saj fqinj, pa pasoja.

“Por unë ju pyes: nëse braktisim parimet thelbësore të Kartës së OKB-së përballë një agresori, a ka ndonjë vend anëtar që do të ndihej i sigurt dhe i mbrojtur? Nëse lejojmë që Ukraina të copëtohet, a është e sigurt pavarësia e ndonjë vendi? Përgjigja është jo”, tha Presidenti Biden.

Udhëheqësi amerikan tha se bota duhet t’i rezistojmë këtij agresioni të hapur sot për të frenuar agresorët e tjerë të mundshëm në të ardhmen.

“Kjo është arsyeja se pse Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët dhe partnerët tanë në mbarë botën do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të popullit të guximshëm të Ukrainës ndërsa ai mbron sovranitetin dhe integritetin e vet territorial – dhe lirinë e tij”, tha ai.

Ruajtja e mbështetjes për Ukrainën është një objektiv kyç për presidentin Biden mes thirrjeve në rritje nga vendet në Jugun Global për të përshpejtuar negociatat e paqes midis Moskës dhe Kievit.

Qytetarët e këtyre vendeve në zhvillim mbajnë barrën e kostos së konfliktit në çmimet globale të energjisë dhe ushqimeve dhe janë gjithnjë e më të shqetësuar për mundësinë e një lufte të gjatë.

Ekspertët thonë se shumica e anëtarëve joperëndimorë të OKB-së duan të shohin një zgjidhje diplomatike të luftës sa më shpejt.

Presidenti Biden foli edhe për krizën e klimës në shkallë globale.

“Valët rekord të të nxehtit në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë. Zjarret që shkatërrojnë Amerikën e Veriut dhe Evropën Jugore. Viti i pestë i thatësirës në Bririn e Afrikës. Përmbytje tragjike në Libi që kanë vrarë mijëra njerëz. Të marra së bashku, këto imazhe flasin për urgjencën e asaj që na pret nëse nuk ulim varësinë nga lëndët djegëse fosile dhe të fillojmë të mbrojmë klimën në botën tonë”, tha ai.

Po të martën do të flasë para Asamblesë së Përgjithshme të OKBs-së edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ku ai paraqitet për herë të parë personalisht që kur filloi agresioni i Rusisë. Udhëheqësi ukrainas do të pritet në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

7 Komente

  1. T
    T

    Ukraina Ka shku per lesh,KY akoma ukraina e Klima . Me e.forta kendej bie shi,e po aty dhe zjarre

    1. Z
      Zhvejku

      "Fjalimi i forte i Bidenit..." Nuk na treguat sa shkall rihter qe!!?? O gazetar, po ç'ikeni keta tituj bombastik, eshte nje fjalim si gjithe te tjeret te presidentevet amerikan: "Bej si them une, e mos bej si bej une" Pa le, permend edhe Libin!? Po kush e shkatroi ate shtet, nuk ishin keta perndimor qe i vune flaken...!!??

      1. Zhvejk ushtari i mire , jo gam gami i TemA s

        Kush e shkateroi sipas teje ?? USA ?? Se une e di Franca …..nga fundi i viteve 80 pati nje perpjekje nga amerikanet me president Ronald Reagan por pa sukses , me vone Shtetet e Bashkuara nuk u ngateruan me me Libin ….kete thote historia , nuk na thua gje se ckerkojne ruset ne Afrike qe po bejne kerdine , ne Siri , ne Ukraine …..mire ne Ukraine kerkoj e atdheun e humbur ne shekuj , po ne Afrike ?? Ne Siri ?? Ik o zhvejk …..ik se je bere si zedhenesi i Peskovit ne Shqiperi

        1. Z
          Zhvejku

          Ne rradhe teparre, nuk jame zedhensi i askujt, po rrobe i mendimeve te mija, qe luftrat i urrej nga çdo ane qe te vijn, mbase e kam gabim ne gjukimin tim, po mbas luftes se dyte, nena e te gjithe luftrave eshte amerika dhe aleatet e saj. Se dyti; nuk pretendoj se jame njohes i historis dhe nuk permenda ameriken per libin po thash, "perendimi" e di qe franca me president hebrei Sarkozi qe portogonist. Sa i perket siris, di qe ka forca dhe amerika, kurse per afriken nuk di qe ushtria ruse te jet disllokuar. Dhe e fundit rusia po behet imperialiste e detyruar nga imperilizmi amerikan...Nuk e di u qartesove ti ham, hami i temes.

          1. B
            Bureto

            @Zhvejk, sa i takon komentit, jam përgjithësisht dakord me ti, me përjashtim të faktit se ti shkruan, që Rusia qenka bërë imperialiste e detyruar nga imperializmi amerikan?!?! Po qysh se Amerika u zbulua, dhe ajo u pushtua nga anglezë e francezë, spanjollë e portugesë, pra europianë, po Rusia e carëve çfarë bënte? A nuk ishte ajo nën Car Pjetrin dhe Ekaterinën e Madhe (gjermane) një fuqi pushtuese që zgjeroi kufijtë e saj nga Finlanda dhe Moldavia në perëndim të saj, deri në gadishullin Kamçatka në Oqeanin Paqësor në lindje; nga gadishulli Kola në Detin e Veriut dhe deri në Detin e Zi në jugë, duke krijuar kështu peranddorinë më të madhe në histori me një sipërfaqe prej 22 milionë km2, tre herë më të madhe se USA, Kina dhe Europa perëndimore të marra së bashku?! Nuk po përmend këtu, ekspansionin e saj gjatë dhe mbas Luftës Dytë bot, kur u krijua famëkeqja Perandori Sovjetike (komuniste). Fatkeqësisht kjo, për rrethabat e kohës, dhe me ndihmën e Fuqive Aleate (Amerika dhe Britania e Madhe). Historia ndodh, dhe nuk është aq e lehtë për t'u shpjeguar, por ata që e shkruajnë atë kanë për detyrë t'i qëndrojnë sa më besnik të vërtetës. Dhe sipas meje një nga këto të vërteta është se Rusia ka qenë dhe është një fuqi imperialiste, për më keq, sot në kohët moderne, është agresore ndaj një shteti sovran, anëtar i OKB, duke shkatërruar dhe vrarë njerëz të pafajshëm, deri dhe fëmijë, siç po vepron në Ukrainë. E fundit si një këshillë miqësore. Nuk mjaftojnë njohuritë për historinë vetëm nga sa ke mësuar nga librat e shkollës. Që të dish më shumë, duhet lexuar më shumë. Për këtë të jap një fakt: Kur Ish Bashkimi Sovjetik (komunist), u sulmua nga Hitleri, edhe pse kishin një pakt mossulmi, fuqia e atëhershme e Gjermanisë, kur Rusia nuk kishte takat, ishte e aftë, ta pushtonte atë, së paku deri në Urale. Dhe kjo nuk ndodhi pikërisht se e ndihmoi Amerika dhe presidenti Rusvelt. Stalingradi, që do ishte dhe fundi i ish BS, rezistoi në saje të ndihmave të jashtëzakonshme që i vinin nga Amerika, (Alaska)0 dhe nëpërmjet Siberisë, në frontin e luftës. Sidoqoftë, edhe kështu kostot e fitores sovjetike ishin humbjet e jashtëzakonshme (si sot në Ukrainë). Vetëm humbjet njerëzore ishin mbi 22 milionë njerëz, kundrejt 400.000 amerikanëve, por dhe këto, jo në frontin rus, po gjetkë. Tani nuk dua të të jap leksion se dhe po të dua, në kuadrin e një komenti kjo nuk mundet. Për ta zëvendësuar atë për çka shkrova më sipër, të rekomandoj të lexosh librin "I dashur Stalin", me letërkëmbimin e Rusveltit me Stalinin ku do gjesh, se çfarë ndihme të jashtëzakonshme ka marrë Rusia atë kohë, ndihmë që në fakt dhe e shpëtoj. Njëjtë si sot, por në dallim se rolin e Hitlerit dje, sot e ka marrë Putini dhe si atëhere, përkrah vendit të sulmuar për ta pushtuar (viktimës), gjëndet sërish Amerika në aleancë me Perëndimin (NATO-n). Tung!

      2. X
        XXXL

        Degjoni Biden Pampersin se nuk ha mut Kot. Ai eshte i papergjegjshem nuk mban pergjegjesi per cfare llap dhe cfare ben

        1. R
          Rilindari militanto- fanatik

          E gjeti avionin qe i kish humbur ky Bide-ja? Pasi bene zbor talebanet, qenka trimeruar perseri. Nuk fle me me driten ndezur dhe shan ruset pa ze. Po çpret o Bide çliroje Ukrainen kush te pengon. Ëhë do konsultohet me Bajromin tonë ...tate tate du fuston..

          Lini një Përgjigje