Ukraina deklaroi se goditi një bazë ajrore ruse gjatë natës, ndërsa Rusia vazhdoi të bombardonte Ukrainën me qindra dronë gjatë natës, si pjesë e një fushate të intensifikuar bombardimi që ka shuar më tej shpresat për një përparim në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës më shumë se 3-vjeçare.
Shtabi i Përgjithshëm Ushtarak i Ukrainës deklaroi sot se forcat ukrainase kishin goditur bazën ajrore Borisoglebsk në rajonin Voronezh të Rusisë, duke e përshkruar atë si "bazën" e avionëve luftarakë Su-34, Su-35S dhe Su-30SM të Rusisë.
Shtabi i Përgjithshëm ka shkruar në Facebook, duke thënë se ka goditur një depo që përmbante bomba rrëshqitëse, një avion stërvitjeje dhe "ndoshta avionë të tjerë". Zyrtarët rusë nuk e komentuan menjëherë sulmin.
Sulme të tilla ndaj bazave ajrore ruse synojnë të dëmtojnë aftësinë ushtarake të Rusisë dhe të demostrojnë afërsinë e Ukrainës për të goditur objektiva me vlerë të lartë në Rusi.
Ndërkohë, muajn e kaluar Ukraina deklaroi se kishte shkatërruar më shumë se 40 aeroplanë rusë të stacionuar në disa aeroporte në territorin e Rusisë në një sulm të papritur me dronë.
Rusia, nga ana e saj qëlloi 322 dronë dhe karrem në Ukrainë gjatë natës deri sot në mëngjes, thanë forcat ajrore të Ukrainës.
Nga këto dronë, 157 u rrëzuan dhe 135 u humbën dhe më shumë mundësi për shkak të ndërhyrjes elektronik.
Lini një Përgjigje