FOTO/ Moti i keq gjunjëzon Holandën, anulime dhe vonesa udhëtimesh në aeroporte

2 Janar 2026, 21:40Bota TEMA
FOTO/ Moti i keq gjunjëzon Holandën, anulime dhe vonesa

Qindra anulime dhe vonesa fluturimesh në aeroportin e Amsterdamit, për shkak të motit të keq që ka përfshirë Holandën ditët e fundit, me një dimër polar në temperatura ekstrem, stuhi dëbore dhe akulli.

Aeroporti Ndërkombëtar Schiphol i Amsterdamit pret që qindra fluturime të anulohen, ose të vonohen ndjeshëm nesër për shkak të borës dhe akullit, raportoi sot agjencia holandeze e lajmeve ANP, duke cituar menaxhmentin e aeroportit.

Vërehet se Schiphol, një nga qendrat më të ngarkuara të Evropës, ka anuluar tashmë dhjetëra fluturime sot për të njëjtën arsye.

Në fakt, faqja e internetit e aeroportit holandez thotë se vonesat do të jenë për shkak të procesit të heqjes së akullit nga trupi i avionit.

Vihet re se probleme të ngjashme po ndodhin edhe në aeroportin e Eindhovenit.

Lini një Përgjigje