Para se revolucioni ta rrëzonte monarkinë iraniane më 1979, Teherani dhe Tel Avivi shkëmbenin turistë dhe mallra, në vend të raketave dhe dronëve
1Diplomati iranian, Reza Saffinia, duke përshëndetur ushtarët izraelitë teksa arrinte te rezidenca e presidentit të parë të Izraelit, Chaim Weizmann, afër Tel Avivit, më 1950.
Atë vit, Irani u nda nga fqinjtë arabë, duke njohur joformalisht shtetin e ri hebraik.
2David Ben Gurion (majtas), kryeministër i parë i Izraelit, duke u takuar me diplomatin iranian, Reza Saffinia (me kostumin me vija), në një ndejë të organizuar nga një delegacion iranian në Jerusalem, më 1950.
Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të bëheshin aq të ngrohta, saqë do të kishte fluturime të përditshme ndërmjet Teheranit dhe Tel Avivit. Fshehtas, Irani dhe Izraeli madje punuan bashkë për krijimin e një sistemi raketor.
3Lopë qumështore duke u futur në një avion transportues për t'u dërguar në Iran, në një bazë ajrore izraelite, më 1965.
Përderisa Izraeli përfitoi nga nafta iraniane, Teherani siguroi ekspertizën izraelite në teknologjitë bujqësore dhe ushtarake.
4Burra nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika duke dëgjuar një ligjëratë për bujqësi në një qendër edukative në Beit Berl, në veri të Tel Avivit, më 1971.
Lini një Përgjigje