Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

6 Korrik 2025, 16:45Bota TEMA
Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur mbi 100 objektiva në enklavën e rrënuar nga lufta.

Sulmet ndodhën ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po përgatitej të udhëtonte drejt Uashingtonit për bisedime në Shtëpinë e Bardhë, me qëllim shtyrjen përpara të përpjekjeve për një armëpushim.

Ndërkohë, një zyrtar izraelit tha se kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi të shtunën në mbrëmje dërgimin e ndihmave në pjesën veriore të Gazës, ku civilët po vuajnë nga mungesa e theksuar e ushqimit. Zyrtari nuk dha më shumë hollësi dhe foli në kushte anonimiteti.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka propozuar një plan për një armëpushim fillestar 60-ditor, që do të përfshinte lirimin e pjesshëm të pengjeve të mbajtura nga Hamasi, në këmbim të shtimit të ndihmave humanitare në Gazë.

Marrëveshja e propozuar parashikon edhe bisedime për përfundimin e plotë të luftës 21-mujore. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe fuqitë e tjera.

Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamas sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë thotë se lufta izraelite pas 7 tetorit i ka vrarë mbi 57.000 palestinezë.

Sipas drejtorit të Spitalit Shifa, Mohammed Abu Selmia, 20 njerëz u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën pasi Izraeli goditi dy shtëpi në qytetin e Gazës.

Në jug të Gazës, 13 palestinezë u vranë nga sulmet në zonën Muvasi, një rajon pranë Mesdheut ku shumë të zhvendosur jetojnë në tenda, sipas zyrtarëve të Spitalit Nasser në qytetin fqinj Han Junis.

Pesë nga të vrarët ishin anëtarë të së njëjtës familje, sipas spitalit.

Ushtria izraelite nuk i komentoi sulmet individuale, por tha se ka goditur 130 objektiva në të gjithë Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit.

Ajo deklaroi se objektivat përfshinin struktura komanduese dhe kontrolluese të Hamasit, depo armësh, raketahedhës dhe se ka vrarë disa militantë në veri të Gazës./ REL

2 Komente

  1. 1
    100 mije per vetmbrojtje.

    Q... motrat se ke leje nga SHBA ti zhdukesh nga faqja e dheut....Ne qahemi se ka vrare greku 50 ketu 150 atje apo 5 diku tjeter.Keta kane vrare 100 mije ne nje popullsi 2 milionshe e bota nuk leviz as qerpikun ,te reagoje...Keshtu qe here tjeter mos beni viktimen si serbet e greket.Po kini bythe armatosuni si Izraeli e q...nenen komshinjeve ...po s kini shikoni si ua q...nenen e mos u ankoni.Bota kjo eshte...Ligjin e ben force jo arsyeja.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Caqe

      "Objektiva" :( ----> "Caqe" :)

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje