Izz al Din al Haddad, i njohur si Abu Suheib, ka fituar nofkën “fantazma”, por është shumë i pranishëm. Ai udhëheq prej disa muajsh Hamasin, një komandë që e ka fituar në terren dhe trashëguar pas zhdukjes së paraardhësve të tij.
Në moshën 55-vjeçare, ai hyri në Brigadat al Qassam për t’u marrë më pas me çështjet e sigurisë brenda al Majd, shërbimi i sigurisë së lëvizjes. Që nga viti 2021 ka drejtuar Brigadën e Gazës dhe ka marrë pjesë në shumë fushata kundër Izraelit, duke fituar përvojë, ndikim dhe merita. Burime të inteligjencës të cituara nga mediat perëndimore pretendojnë se ai ka bashkëkoorduar përgatitjet për sulmin e 7 tetorit, së bashku me të tjerë, dhe më pas ka informuar aleatët rajonalë, por pa u dhënë atyre detaje të sakta. Me shpërthimin e konfliktit, ai përfundoi në listën e objektivave të IDF. Janë bërë disa tentativa për ta eliminuar: dy djemtë e tij, Suheib dhe Moaz, janë vrarë, po ashtu edhe disa prej bashkëpunëtorëve më të afërt, si Mahmoud Abu Hiseira. Shin Bet ka vënë një shpërblim prej 750 mijë dollarësh mbi kokën e tij, shumë e ofruar për këdo që është i gatshëm ta tradhtojë. E përshkruajnë si të ashpër dhe pragmatist njëkohësisht, një militant që në një intervistë ka theksuar se ekzistojnë vetëm dy rrugë: marrëveshje e ndershme ose martirizim.
Një ish-peng izraelit ka deklaruar se e ka parë disa herë gjatë periudhës së burgimit, madje duke ndarë edhe banesën që shërbente si qeli. Në takimin e parë, al Haddad u shfaq më pak i ashpër dhe u mburr se ishte ai që menaxhonte të burgosurit. Në një bisedë të mëvonshme, lideri – i cili mund të shprehet në gjuhën hebraike – ishte më i zymtë, si pasojë e vdekjes së djalit të tij Suheib. Rindërtimet e ngjarjeve sugjerojnë se është pikërisht ai që ka fjalën e fundit për vendimet finale të negociatave, edhe pse ekziston gjithmonë komponeni në mërgim ku bëjnë pjesë ideologu Khalil al Hayya, financieri Zaher Jabarin, Mohammed Darwish, veterani Khaled Meshal dhe pak të tjerë. Në Gaza ka mbetur Raed Saad, i njohur si Abu Moaz, anëtar me ndikim i krahut politik, një nga të mbijetuarit e ofensivës.
Udhëheqja e Hamasit ka ende në dispozicion një forcë prej rreth 20-25 mijë burrash, me një arsenal raketash të reduktuar në 15 për qind, por me pjesë të mëdha të rrjetit të tuneleve ende të paprekura. Pavarësisht fushatës së IDF, galeritë dhe tunelet i lejojnë rezistencës të vazhdojë, të organizojë pritë, të fshehë pengje, dhe të ruajë një kapacitet “guerilas” të mjaftueshëm për të shkaktuar humbje te armiku: 444 ushtarë të vrarë që nga fillimi i konfliktit. Formula që përdor shtabi i përgjithshëm izraelit është gjithmonë e njëjta: Hamas nuk funksionon më si një organizatë e strukturuar, është decentralizuar dhe mbështetet në njësi të pavarura. Por kjo mjafton për ta bërë një aktor të pranishëm në tryezën e negociatave, pavarësisht përpjekjeve të Tel Avivit (dhe disa vendeve arabe) për të ndarë realitetin palestinez duke propozuar alternativa dhe armatosur klane lokale, si ai i Abu Shabab.
Për lëvizjen, kjo nuk ka qenë një periudhë e lehtë. Partnerët e saj më të afërt — Hezbollah dhe milicitë shiite irakiane — kanë qëndruar të palëvizshme, të paralizuara nga dobësitë e tyre dhe dëshira për të shmangur aventura të tjera. Irani është goditur nga sulme, një fazë që ka çuar në zhdukjen e oficerëve të përfshirë më parë në veprimtari mbështetëse. Janë përmendur të paktën tre: Esmail Shakeri, që besohet se ka ndihmuar Brigadat al Qassam të krijonin njësinë e deltaplanëve me motor të përdorur më pas në sulmet ndaj kibuceve; Saed Izadi, përgjegjës i seksionit për Palestinën në njësinë Qods, pjesë e forcave speciale të pasdaranëve; dhe Benham Shahriyari, lehtësues i rrjedhës së materialeve ushtarake për grupet aleate në Lindjen e Mesme. Sulmi izraelit ka dëmtuar rrethin e zjarrit të projektuar nga Teherani, që duhej të vepronte në momente krize, ka penguar “ndihmën e ndërsjellë”, por nuk e ka eliminuar antagonistin kryesor.
Qëllimi i IDF — sipas deklaratave — është të sigurojë kontrollin mbi 75% të territorit dhe më pas të mendojë për një të ardhme plot të panjohura. Ndërkohë, popullsia palestineze mbetet në kurth, e rrethuar nga bombat dhe uria, e masakruar nga inkursionet që kanë shkaktuar mijëra viktima./Corriere della sera
RIP
Ja , priteni kur t'a hajë dhe ky terrorist , do i pëlcasë celulari në dorë . Me kë do haeni o Hamas terrori , me një shtet që ka nxjerrë nobelistë sa 50% të së gjithë shkencëtarëve të botës ? Ata të gjejnë kudo ku të futesh . Viva Izraeli !
Ti dhe debilet si ti jeni investimi i rradhes per ata qe sundojne. Ndryshe nga debilet e tjere ty as ge paguajne se ha mut pa para. Te befte mire dhe vazhdo keshtu.
En argot, le mot "débile" peut être remplacé par plusieurs termes familiers ou populaires, tels que "abruti", "con", "crétin", "idiot", "imbécile", "nunuche", "taré", ou encore "tebé". Ces termes expriment une diminution de l'intelligence, mais avec des nuances de familiarité ou de vulgarité. Voici quelques synonymes argotiques plus spécifiques : "Abruti": Indique une grande stupidité, souvent avec une connotation de manque de jugement. "Con": Terme vulgaire et très courant, souvent utilisé pour insulter quelqu'un de stupide. "Crétin": Un synonyme courant de débile, avec une nuance de bêtise un peu plus marquée. "Idiot": Un terme plus général pour désigner une personne stupide ou peu intelligente. "Imbécile": Un autre terme courant pour désigner quelqu'un de stupide. "Nunuche": Un terme familier pour désigner une personne naïve ou un peu simple d'esprit. "Taré": Terme populaire pour désigner une personne qui a des problèmes mentaux, souvent dans le sens de "dingue" ou "fou". "Tébе́": Un terme d'argot pour dire bête, débile. Il est important de noter que l'utilisation de ces synonymes peut être offensive ou blessante, surtout si elle est utilisée en public ou à l'égard d'une personne que l'on ne connaît pas bien.
O hajvan DAY 640 , është gazeta shqiptare Tema kjo ku po shkruan , nuk është Le Mond e Francës . Çfarë do të thuash me këtë komentin në frëngjisht, kush e lexon ?
Un facteur est un nombre qui divise un autre nombre sans laisser de reste. Les groupes terroristes de la bande de Gaza détiennent 50 otages, dont 49 des 251 personnes enlevées par des terroristes du Hamas le 7 octobre 2023. Parmi eux se trouvent les corps d’au moins 28 personnes dont le décès a été confirmé par l’armée israélienne, et 20 seraient encore en vie. Les autorités israéliennes ont exprimé de vives inquiétudes concernant le sort de deux autres personnes. Le Hamas détient également le corps d’un soldat de Tsahal tué à Gaza en 2014.
O hajvan DAY 640 , është gazeta shqiptare Tema kjo ku po shkruan , nuk është Le Mond e Francës . Çfarë do të thuash me këtë komentin në frëngjisht, kush e lexon ?
Pezhishkë. Gojvlon dhe ca. Etalon j'u gjendësh. Bile dhe s'dihet ç't'a kanë vënë- si thua që, - thoni; shike, dhe s'murrmeni, - për emrin de n'e ke vesh më vesh gojën. Biles ç'bela de bile, shtarë. N'i apo, s'i pe, shikon- faktor, reshkur vapesh. U korrike. Vapeshit e t'a heq t'holle. E si, u vapët, m'ja u tis resh! E, shalët e vapura, t'i, të ngrënat si ata, ti, t'i ka pi pizga nga ç'ha me ta? Vapeshe. E s'm'a, tis!
En ma-thé-ma-ti-ques, le symbole "i" représente l'unité imaginaire. C'est un nombre tel que son carré est égal à -1, c'est-à-dire, i² = -1. En d'autres termes, "i" n'est pas un nombre réel, mais il permet d'étendre le domaine des nombres aux nombres complexes, ouvrant ainsi la possibilité de résoudre des équations qui n'ont pas de solutions réelles, comme x² 1 = 0
Po me kë të jem , me terroristët islamikë e me ata njerëz , që jetojnë akoma në shek. e gjashtë ?
Izz al Din al Haddad, i njohur si Abu Suheib “fantazma”, do te gjendet shpejt dhe do te behet nje shembull i qarte se pse palestinezet duhet te zhduken nga Rripi i Gazes.
Abu Suheib kopje e Muq Nanos. E ka gjë Muqin nga Skrapari ?
O shpellar , thuhet Muçi e jo Muqi . Kur do mësoni shqipen ju malokëria ?
Te mbrosh vendin tënd nuk quhesh terrorist por Hero.
Cilët mbrojnë vëndin e tyre Hamasi ? Po ata 1400 izraelitë të masakruar , të rinj , gra , fëmijë pleq që festonin dhe 250 të marë peng , nuk është terrorizëm ? Nuk e dinin terroristët e Hamasit që Izraeli hakmarrjen e ka një me një mijë ? Kështu mbrohet vëndi , duke sulmuar e masakruar të pa fajshëm ? Le të jetojnë palestinezët mbi gërmadha tani e i rroftë Hamasi që i mbron .
Sa i ngjason Baton Haxhioviçit!
A ty e ka dhe ai mos kini merak .Izraeli vret ke te doje ka mbrojtjen e amerikes.Po 42 mije gra e femije terrorist jane.Nuk do gezoja te ishin ortodoks,pa dyshim, po ne se po cfare do bente evropa dhe amerika e trampit?Mos harroni se jane njerez ata qe vritenNobelistet jane truri i botes ,por vrasjet i bejne politikanet per interesat etyre