Ndarja nga jeta e Atit të Shenjtë, qindra besimtarët mblidhen në Vatikan

21 Prill 2025, 13:09Bota TEMA
Ndarja nga jeta e Atit të Shenjtë, qindra besimtarët mblidhen

Vdekja e Papës Françeskut në orët e para të mëngjesit të së hënës ishte një tronditje për shumëkënd, sidomos pas disa daljeve publike gjatë fundjavës së Pashkëve.

Pashkët janë festa më e rëndësishme në kalendarin e krishterë dhe, ndonëse Papa Françesku nuk i udhëhoqi shërbesat kryesore të Javës së Shenjtë dhe të Pashkëve, ai bëri disa paraqitje të shkurtra.

Ndërkohë qindra besimtarët janë mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, në qytetin e Vatikanit, për të bërë nderimet e tyre.

Papa, i cili ishte udhëheqësi i parë amerikano-latin i Kishës Katolike Romake, vdiq në orën 07:35 me orën lokale të hënën e Pashkëve.

Vdekja e tij vjen një ditë pasi ai u shfaq në sheshin e Shën Pjetrit për të uruar “Gëzuar Pashkët” për mijëra besimtarë.

Ai doli nga spitali muajin e kaluar pas pesë javësh trajtimi për një infeksion.

1 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    Baba Rrahimondi me tanga; qafirat e mi sunite or shiite,ju mos e rrruni fare,Papa ishte qafir kristian,fale allahit une apo Erdogan jami gjalle kshq mos vajtoni...... allah uakbar

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje