
Në rrugët dhe sheshet e Teheranit, ndër thirrjet e shumta të protestuesve, shpesh dëgjohet një emër që tingëllon nga e kaluara: Reza Pahlavi.
Një pjesë e protestuesve, që prej dy javësh marshojnë në 31 provincat e Iranit, e shohin të birin e fundit të Shahut të dëbuar si shpresë kundër Republikës Islamike.
Vetë Pahlavi, i cili jeton në SHBA, tenton të mobilizojë masat si një lider nga larg, për një lëvizje që nuk ka udhëheqës të qartë, pasi shumica janë në burg.
I lindur në Teheran në 1960, si djali i parë pas dy martesave të babait Mohammad Reza Pahlavi, Reza u përgatit që nga fëmijëria të ngjitej në fron. Studimet i përfundoi në Iran dhe më pas jetoi si princ në pallatet mbretërore, derisa në moshën 17-vjeçare shkoi në Teksas për t’u bërë pilot avionësh luftarakë.
Revolucioni i vitit 1979 e detyroi familjen të largohej, ndërsa ai ndoqi nga larg fundin e monarkisë dhe vdekjen e babait në Kajro. Në SHBA studion shkenca politike, martohet me Yasmine, një avokate iraniano-amerikane me të cilën ka tre vajza: Noor, Iman dhe Farah.
Jeta e tij është shoqëruar edhe me tragjedi familjare: dy vëllezër dhe motra e tij e vogël ndërrojnë jetë.
Sot, në moshën 65-vjeçare, ai është i vetmi trashëgimtar mashkull i dinastisë. Reza ka tentuar të luajë rol politik në disa periudha: në vitin 1980 me një “kurorëzim simbolik” në Kajro, dhe më 2013-ën duke themeluar Këshillin Kombëtar për Zgjedhje të Lira, pa sukses të qëndrueshëm. Emri i tij ka spikatur herë pas here në protestat e 2017-ës, 2019-ës dhe 2022-it, duke u bërë më i dukshëm gjatë lëvizjes |Gratë, Jeta, Liria”.
Pas luftës 12-ditore me Izraelin, ku humbën shumë gjeneralë iranianë, Pahlavi deklaroi nga Parisi se është gati të udhëheqë një qeveri tranzicioni, jo për të rikthyer të kaluarën, por për të garantuar një të ardhme demokratike.
Emri i tij ndan opinionin publik: për mbështetësit e monarkisë simbolizon modernizim dhe lidhje me Perëndimin, për të tjerët, kujton censurën dhe represionin e kohës së babait.
Reza refuzon dhunën dhe promovon referendum e tranzicion paqësor. Ai ka marrë përkrahje nga Izraeli dhe nuk synon fronin, por zgjedhje të lira, sundim ligjor dhe të drejta për gratë. Megjithatë, kritikuar si i lidhur me fuqitë e huaja dhe i papërgatitur për sfidat e brendshme, mbështetësit e shohin si udhëheqësin e vetëm aktual. Në familjen e tij ka edhe një moment të bujshëm: vajza Iman u martua me Bradley Sherman, një biznesmen hebre amerikan. Martesa solli spekulime, por në fakt pasqyron marrëdhëniet e ngrohta të Pahlavit me Izraelin. Ai ka vizituar vendin, është takuar me zyrtarë dhe ka shprehur “miqësi dhe përkujdesje për lidhjet historike” mes dy vendeve.
Në Iran, reagimet ndaj emrit të tij mbeten të përziera.
Disa shohin në të mundësinë e një kthimi të modernizmit, të tjerët nuk pranojnë të drejtojë një ish-princ që lidhet me një qeverisje autokratike. Kur filloi lufta e qershorit, ai nuk e dënoi sulmin izraelit, duke habitur shumë iranianë që kërkojnë ndryshim pa dhunë.
Pak vite më parë kishte deklaruar se do të kthehej në Iran “part-time”, gjë që rrit skepticizmin mbi angazhimin e tij.
Megjithatë, represioni i qeverisë ka ndryshuar perceptimin mbi të, dhe për shumë iranianë ai shihet tani si alternativa më e mundshme, edhe pse nuk ka mbështetje të gjerë apo organizim të fortë.
Citjoneziu (suniteve: qafirat e mi,shikoni me vemendje ngjarjet e sotme m'istambul,m'iran etj kesisoi vende birazeresh arabe,kjo pasi pas ikjes time (ne nje moment) ju pret e njejta situate a gjullurdi m'vaton Albaniston. Birazeret politikane qe do te luftojne per karriken time do te bejne turkish shamata e turkish gjullurdi....madje edhe vrasje mes birazeresh.... allah uakbar!
Kjo familje ashte ma e ndyte se Ajotodhehte e done prape me ndy Iranin, Irani ka intelektual te zot e demokrat per te udhehequr e drejtuar vendin pa qelbesinat e te kaluares e te sotem
Behet sikur harrohet se pse arriti puna qe Irani te drejtohet prej ajatollaheve. I ati i ketij qelbesires e beri vendin vasal te anglo-ameriqeneve. I vetmi qe guxoi te nacionalizonte burimet energjitike ishte kryeministri Mosaddegh ne 1953, sigurisht me miratimin edhe te ndyresires se sipercituar, shahut te fundit. Po ç'thote vete "Wikipedia" (organ sionist) per ngjarjet ne fjale : Mohammad Mosaddegh (16 June 1882 – 5 March 1967) was an Iranian politician, author, and lawyer who served as the prime minister of Iran from 1951 to 1953, elected by the 16th Majlis. He was a member of the Iranian parliament from 1923, and served through a contentious 1952 election into the 17th Iranian Majlis, until his government was overthrown in the 1953 Iranian coup d'état aided by the intelligence agencies of the United Kingdom (MI6) and the United States (CIA), led by Kermit Roosevelt Jr. His National Front was suppressed from the 1954 election. On 19 August 1953, Prime Minister of Iran Mohammad Mosaddegh was overthrown in a coup d'état orchestrated by the United States (CIA) and the United Kingdom (MI6). A key motive was to protect British oil interests in Iran after Mossadegh nationalized and refused to concede to western oil demands. It was instigated by the United States (under the name TP-AJAX Project or Operation Ajax) and the United Kingdom (under the name Operation Boot).
Behet sikur harrohet se pse arriti puna qe Irani te drejtohet prej ajatollaheve. I ati i ketij qelbesires e beri vendin vasal te anglo-ameriqeneve. I vetmi qe guxoi te nacionalizonte burimet energjitike ishte kryeministri Mosaddegh ne 1953, qe u rrezua me grusht shteti sigurisht me miratimin edhe te ndyresires se sipercituar, shahut te fundit. Po ç'thote vete "Wikipedia" (organ sionist) per ngjarjet ne fjale : Mohammad Mosaddegh (16 June 1882 – 5 March 1967) was an Iranian politician, author, and lawyer who served as the prime minister of Iran from 1951 to 1953, elected by the 16th Majlis. He was a member of the Iranian parliament from 1923, and served through a contentious 1952 election into the 17th Iranian Majlis, until his government was overthrown in the 1953 Iranian coup d'état aided by the intelligence agencies of the United Kingdom (MI6) and the United States (CIA), led by Kermit Roosevelt Jr. His National Front was suppressed from the 1954 election. On 19 August 1953, Prime Minister of Iran Mohammad Mosaddegh was overthrown in a coup d'état orchestrated by the United States (CIA) and the United Kingdom (MI6). A key motive was to protect British oil interests in Iran after Mossadegh nationalized and refused to concede to western oil demands. It was instigated by the United States (under the name TP-AJAX Project or Operation Ajax) and the United Kingdom (under the name Operation Boot).
E kujt i ka bere keq irani qe te ndryshoje udheheqesin apo si pelqen amerikes qe te mari naften
Ndonëse në regjimin e Mohamed Rezah Pahlevit u bënë shumë krime nga policia sekrete SAVAK,populli kishte më shumë liri demokratike dhe jetë të lirë si në perendim.Iranianët ranë nga shiu në breshër nga regjimi i Mullahëve.Ky shtet gjigand me afro 100 milion banorë meriton një qeveri demokratike.
Ishte pikerisht familja " mbreterore" , nje kukull ne duart e Anglezeve dhe Amerikaneve , qe me krimet e saj, me plackitjen e iranit , me dhenien fales te pasurive te tij te huajve qe ju hapi ( pa dashur) udhen islamisteve. Iranianet e shkrete rane nga shiu ne bresher. Tani CIA dhe Mossad, pasi u bene pishman per ate qe gatuan vite me pare, duan te kthejne prap ' mbretin / princin ' ne iran. Por te jini te sigurte qe sapo te vendosi kemeben ky kuklla atje do ta vrasin.
Shume sakt. SALA !