Franca i përgjigjet shefit të NATO-s: I dashur Mark, europianët mund t’ia dalin edhe pa SHBA-në

27 Janar 2026, 18:44Bota TEMA
Franca i përgjigjet shefit të NATO-s: I dashur Mark, europianët

Franca reagoi ashpër ndaj deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili argumentoi se Europa nuk mund të mbrohet pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Rutte i bëri këto deklarata gjatë një seance të Parlamentit Europian, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga eurodeputeti francez i ekstremit të djathtë, Pierre-Romain Thionnet, i cili tha se ideja e një ushtrie europiane është anakronike dhe nuk mund të përballojë sfidat moderne.

Përgjigja e Ministrit të Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, ishte e drejtpërdrejtë dhe kategorike: “Jo, i dashur Mark Rutte. Europianët mund dhe duhet të marrin përsipër sigurinë e tyre. Edhe SHBA-të janë dakord. Kjo është shtylla evropiane e NATO-s”, tha ai.

Kundërshtimi i Francës ndaj deklaratave të Rutte u përforcua nga zyrtarë të tjerë, siç është Muriel Domenech, një ish-ambasador francez në NATO, i cila i tha në  X se strategjia e forcimit të sigurisë europiane përmes garancisë amerikane është e vjetruar dhe i dërgon mesazhin e gabuar Rusisë.

Franca nuk është i vetmi vend që mbështet forcimin e shtyllës evropiane të NATO-s. Ministrja franceze e Mbrojtjes, Catherine Vautrin, tha se realiteti i sotëm kërkon forcimin e pranisë ushtarake të Europës brenda NATO-s dhe se kjo ide, e propozuar nga Franca disa vjet më parë, tani mbështetet nga vende të tjera, siç është Gjermania.

Ky diskutim vjen në një kohë kur Uashingtoni, nën udhëheqjen e Trump, ka deklaruar se Amerika do të kufizojë përfshirjen e saj në sigurinë europiane. Sipas strategjisë së re të mbrojtjes kombëtare të SHBA-së të publikuar të premten, evropianët duhet të marrin iniciativën përballë kërcënimeve, dhe u theksua se Europa është ekonomikisht dhe ushtarakisht e aftë të mbrohet, veçanërisht kundër Rusisë.

Përveç kësaj, vendimi i SHBA-së për të nxitur rritjen e shpenzimeve ushtarake në Evropë ka pasur ndikim, pasi vitin e kaluar arriti të bindë vendet evropiane që të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5% të PBB-së.

Ministri i Jashtëm francez tha se BE-ja duhet të marrë përgjegjësinë për sigurinë e kontinentit, pa u varur nga Amerika, duke theksuar nevojën për një shtyllë të fortë evropiane brenda NATO-s.

10 Komente

  1. B
    Ballkanizimi i BEsë

    Ashtu thonin edhe vendet e Ballkanit, pas rënies së Perandorisë Osmane, por u zhytën në dy luftra Ballkanike me miliona të vdekur. Dhe dikush, i sajuar nga përrallat mitologjike,, nga spastrimet etnike, nga një diktaturë jatollahësh ortodoksë , nga mashtrimet e iluministëve , nga nevoja e Europës për të pasur Mesdheun liqen të vetin dhe për të kalëruar ideologjinë kolonialiste të demokracisë, nga lumi i armëve dhe parave që vazhdon sot e kësaj dite , u zgjerua 4 herë në kurriz të fqinjëve. Vendin e kësaj krijuese Alla frankeshtajn, shumë thjeshtë në Europë, pas rënies së perandorisë amerikane, mund t'a zërë Gjermania dhe të zgjerojë territorin e vet 5 herë në kurriz të fqinjëve. Aty ku ka dashur gjithmonë të jetë. Rusia po e pret me durim gjaksi, për një aleancë të re Molotov- Ribentropp.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klimax

      Ndrysho dozën e ilaçeve sa më parë!

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Sa te kesh Bridgette ti mos e rruaj fare

        Përgjigjjuni
      2. B
        Ballkanizimi i BEse

        Asgje nuk te mora vesh more bir. Shume shkrojte, por pak the.

        Përgjigjjuni
      3. L
        Lufta e lll Europiane

        Filluan të pështyhen këta në emër të Europës, prit kur ti shkërdhejnë nënën njeri tjetrit në emër të Europës , ku gjithsecili do kërkojë të zgjerojë kufijtë në kurriz të tjetrit , po në emër të Europës. Se ishkolonitë i shporrën. Nga Azia në Afrikë, nuk ka më koloni për të skllavëruar dhe zhvatur dhe bota ka Zot, prandaj do shqyejnë njeri tjetrin.

        Përgjigjjuni
        1. #
          #

          Kush eshte ky zoti botes ?

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bravo Franca

          Evropa e kuptoi me vonese qe Mark Rutte eshte peshe e lehte, nje delirant i llojit te vet, qe kollaj mund te thirret rrugeve edhe karagjoz.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lani

            Mark rutte cop idioti

            Përgjigjjuni
            1. a
              american23al

              Macron flet per ti bere qejfin vehtes, sepse tek Ukrahina europianet dhane arme aq sa te mbanin zjarrin ndezur, po te kene but..e sic thote shko e lufto me trupa jo vetem dil neper tribuna per show beni deklarata dhe pastaj deklaroni se si te vendosi USA dhe ne do te ruajme paqen pas armepushimit… Historia ka treguar se pa American, Europa eshte e mbaruar ju pelqen apo jo, Mark Rutte ka te drejte…

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trimat franceze

                E keqja me kete kaponjt franceze eshte se nuk e kane kuptuar akoma qe Shtetet e Bashkuara shpenzojne me teper se cdo kush ne NATO dhe nese largohen duhet dikush te plotesoje shumat maremendese , kjo e para dhe e dyta dhe me kryesorja eshte se europianet duhen ne radhe te pare te bashkohen ne menyre solide ne modelin e Shteteve te Bashkuara , ekonomikisht dhe ushtarakisht dhe pastaj te krekosen si gjela...nese kane 27 vende me 27 mendime te ndryshme ...te me falni por nje jete do jene si karua e dylit .....nje here per nje here roli i Shteteve te Bashkuara eshte i pazevendesushem ...ne nje te ardhme ndoshta , tani per tani eshte mire te mbyllin gojen dhe te mos i hedhin benzine zjarit ....nuk e kuptojne qe nuk ndihmojne nje Ukraine me armatim ...rine e provokojne ...nje fakt fare i thjeshte se kush do mbuloje me ombrellen atomike qe disponojn Shtete e Bashkuara ne Europe ??? Franca ?? Kush ?? Nuk keni shanc zoterinj , eshte fare e thjeshte ...prania e amerikaneve ne Europe eshte teper teper e rendesishme ....mos degjoni dybekun Trump dhe iritoeni ...Trumpi sot eshte dhe neser jo kurse prania ushtarake amerikane eshte teper e nevojshme ne Europe ...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje