Francë/ Fotoja me kapelen naziste "pushton" rrjetin, kandidatja e Le Pen tërhiqet nga gara

2 Korrik 2024, 14:10Bota TEMA
Francë/ Fotoja me kapelen naziste "pushton" rrjetin, kandidatja e

Një kandidate e partisë Tubimi Kombëtar të Marine Le Pen është tërhequr nga gara edhe pse pati një rezultat pozitiv në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative, për zonën elektorale të Calvados.

Ludivine Daoudi iu desh të tërhiqte kandidaturën e saj për shkak se në rrjet është bërë virale një foto e saj, ku shfaqet e veshur me një kapele naziste.

Largimin e saj nga gara e njoftoi delegati i partisë Philippe Chapron mëngjesin e kësaj të marte. “Ajo nuk e mohon, ajo e bëri këtë foto disa vite më parë në Saint-Pierre-sur-Dives. Në të vërtetë fotografia ka lënë shije të hidhur. Nuk mund të pranojmë një gjë të tillë”, shpjegon Chapron.

Fotografia e Ludivine Daoudi është shpërndarë në rrjetet sociale orët e fundit, sidomos nga kandidatja e Frontit të Ri Popullor, Emma Fourreau.

“Më 7 korrik, asnjë votë për këta fashistë të ndyrë”, shkruan ajo në platformën X.

Që nga fillimi i fushatës legjislative, disa kandidatë të Tubimit Kombëtar janë tërhequr nga gara për shkak të vërejtjeve raciste ose antisemitike. Kandidati për Morbihan, Joseph Martin u përjashtua para raundit të parë për shkak të një mesazhi antisemitik të publikuar në 2018 në rrjetet sociale.

3 Komente

  1. T
    Tino

    Vazhdoni krijoni artifica kot, por do vi ajo dite qe llumi progresist (regresist) kudo ne perendim do shkaterrohet. Kjo vale do kapi padyshim dhe vendin tone te papergatitur nen korrupsionin e kryematufit te Sorrosit Edver Rama.

    Përgjigjjuni
    1. m
      mirel

      Kjo duhet te jete ndonje Daut nga Maroku ose Algjeri

      Përgjigjjuni
      1. F
        Franci

        Ne France e perkrahen nazizmin e Third Reich afersisht 20 % te popullsise ....pse ckujtoni ju ?? U zhduken nga njera dit ne tjetren dhe pa lene gjurme ??? Ishin diku afer dhe prisnin rastin e volitshem ....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje