Zgjedhjet në Francë/ Le Pen: Nëse fitojmë raundin e dytë, s’do jem as ministre, as kryetare e Kuvendit

2 Korrik 2024, 13:06Bota TEMA
Zgjedhjet në Francë/ Le Pen: Nëse fitojmë raundin e

Në rast të fitores së Tubimit Kombëtar në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative, "qeveria është gati". Kështu ka siguruar këtë të martë francezët  udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen teksa fliste për France Inter.

“Kjo qeveri do të jetë e plotë, kompetente, e përbërë nga njerëz nga Tubimi Kombëtar dhe njerëz që morën pjesë me ne në zgjedhje”, shpjegon ajo, duke theksuar se në qeveri do të përfshihen njerëz nga shoqëria civile.

Madje Le Pen siguron francezët se ajo vetë nuk do të jetë as deputete, as kryetare e Kuvendit e aq më tepër të mendojë të marrë ndonjë post ministror.

“Nuk do të jem fare”, këmbëngul ajo.

Sa i përket koalicioneve në rast se Tubimi Kombëtar nuk fiton shumicën në Asamblenë Kombëtare, Le Pen u shpreh: “Ne nuk mund të biem dakord të shkojmë në qeveri nëse nuk mund të veprojmë”.

“Nuk ka kuptim nëse nuk mund ta ndryshojmë politikën që po ndiqet. Të shkosh në qeveri vetëm për t'u ulur në karrigen e ministrit nuk është objektivi. Nëse do ta bënim këtë do të ishte edhe tradhtia më e keqe për votuesit tanë. Por ne duam të shkojmë atje, duam të qeverisim”, theksoi liderja e ekstremit të djathtë.

Kritikat e rivalëve për idenë e hedhur gjatë fushatës që të ndalohen qytetarët me shtetësi të dyfishtë nga drejtimi i disa institucioneve, Le Pen i cilësoi qesharake, duke thënë se ka një bazë ligjore në Francë aktualisht ku kjo aplikohet, me një listë prej rreth 30 pozicionesh.

“Ndalimi i aksesit në pozicione të caktuara për shtetasit e dyfishtë ka të bëjë me një listë prej rreth tridhjetë pozicionesh. Sot ka një konflikt të fshehtë me Rusinë, është e qartë se ne nuk do të vendosim një franko-rus në krye të sigurisë bërthamore”, shpjegoi Le Pen.

“Kjo tashmë ekziston në shumë vende”, shtoi ajo duke cituar Gjermaninë.

4 Komente

  1. l
    liku

    O GAZETAR A E DINI QE NE VILNUS TE LITUANISE PO ZHVILLOHET KAMPIONATI EUROPIAN I NOTIT TE TE RINJ DHE MER PJESE SHQIPERIA ME 5 NOTARE PO SI NUK I JEPNI ZE KETIJ EVENTI QE FILLOI SOT DHE ZGJAT 5 DITE

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mjero Gelbaza

      Kane hallin te merren me boten. 50 artikuj vetem per zgjedhjet e Frances qe nuk jane as per president.

      Përgjigjjuni
    2. k
      karamuço

      Ha ha he ha.Po valle perse nuk do asnje poste kjo zonje,valle nga thjeshtesia,? Jo . Dhelpra plake pret 2027 te hedhe kandidaturen per tu bere presidente e Frances dhe keshilltare thone se do marre Genc Burumin o Gazetaruce kazani!

      Përgjigjjuni
      1. h
        huri i gardhit

        Hahahahahahaha po Genc Burumi kush eshte ??? Thuaje shqip ta marim vesh ....do mari noc rokun madje dhe me gunga qe mos ti dali me ....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje