Gjermania ndez motorët e luftës: Fabrikat e armëve në punë 24/7, asnjë minutë gjumë!

30 Mars 2026, 13:50Bota TEMA

Gjermania ndez motorët e luftës/ Fabrikat e armëve në
BERLIN – Evropa nuk po jeton më në paqe, por në një "fazë para-lufte". Ky është alarmi i kuq që vjen nga zemra e ushtrisë gjermane, ku krerët e mbrojtjes kanë flakur tej çdo diplomaci për t'i bërë thirrje kontinentit: Armatosuni ose rrezikoni ekzistencën.

Ndërsa sytë e botës janë kthyer nga flakët e luftës në Iran dhe pasiguria që vjen nga politikat e reja të Uashingtonit nën Donald Trump, Vladimir Putin po gjen "vrimat" e fundit në mbrojtjen e NATO-s. Sipas "Die Welt" me një industri që po kalon në prodhim 24/7 dhe një plan emergjence që parashikon mobilizim total deri në vitin 2029, Gjermania sapo ka njoftuar se koha e fjalëve ka mbaruar. Sipas ekspertëve ushtarakë gjermanë, sistemi i mbrojtjes kolektive të NATO-s ka pësuar një krisje të rëndë.  Politika e izolimit e presidentit amerikan, Donald Trump, ka krijuar një "vrimë" në strategjinë e parandalimit. Pasiguria nëse SHBA-ja do të ndërhyjë për të mbrojtur krahun lindor të NATO-s po e inkurajon Vladimir Putinin.

Wüstner i ka kërkuar qeverisë gjermane dhe industrisë që të kalojnë menjëherë në një "Ekonomi Lufte". Kjo nënkupton: Plani "Kick-down": Një strategji për të kaluar brenda 24 orëve të gjithë industrinë civile në prodhim ushtarak në rast nevoje.  Fabrikat e armatimeve si Rheinmetall duhet të punojnë 24/7 për të mbushur depot e zbrazura.Konflikti i fundit i SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit po shërben si një shpërqendrim i madh. Rritja e çmimeve të naftës për shkak të luftës në Lindjen e Mesme po mbush arkat e Kremlinit. Me raketat dhe municionet që tani po dërgohen në Lindjen e Mesme, ndihma për Ukrainën është zbehur. Wüstner paralajmëron se Putin mund ta shfrytëzojë këtë moment për sulme brutale mbi infrastrukturën civile ukrainase dhe ndoshta provokime në kufijtë e NATO-s (Poloni apo Baltik).

Kancelari Friedrich Merz dhe Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, kanë reaguar duke njoftuar masa të jashtëzakonshme: Buxheti 3.5% i GDP-së: Një shifër që Gjermania nuk e ka parë që nga Lufta e Ftohtë. Rikthimi i Shërbimit Ushtarak: Programi i ri i rekrutimit synon të krijojë një ushtri prej mbi 700,000 trupash (aktivë dhe rezervistë) brenda 3 viteve. Gjermania ka filluar dërgimin e një brigade të plotë të blinduar në Lituani, si pengesa e parë kundër një sulmi rus.

3 Komente

  1. v
    vlora.vlora

    se shikoni edhe fabrikat tona te rrobqirit te rilindjes kane nja dy vjet qe jane vetem ne letra

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Cfare thua keshtu? Sikur te investonim ne ato fabrika, nuk do te mund te paguajme dashnoret. Mbrojtjen do ta garantojme me mirekuptim dhe falje te territoreve! Pastaj "ne" kemi vite qe mendojme per kete. Faza a pare vjellim pa dallim feje e krahine. Faza e dyte si rrjedhim i se pares eshte shprazja e territorit nepermjet emigracionit. Faza e trete "nuk kemi pse mbrohemi se populli ka ikur". Faza e fundit shesim dhe njohim ndryshimin e kufinjve.

      Përgjigjjuni
    2. M
      MERO

      U ZGJUA ME NE FUND KOMBI GJERMAN

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje