Gjykata e Apelit pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA

4 Maj 2025, 09:16Bota TEMA
Gjykata e Apelit pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA

Gjykata e Apelit në Uashington më 3 maj miratoi pezullimin e vendimit të shkallës së parë në rastin që përfshin gazetarët e Zërit të Amerikës (VOA), duke bllokuar përkohësisht urdhrin që kërkonte rikthimin e tyre në punë dhe vazhdimin e financimit për transmetuesit ndërkombëtar, të financuar nga Shtetet e Bashkuara.

Më herët gjatë ditës, organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij dhe një gazetar i VOA thanë se Departamenti amerikan i Drejtësisë kishte njoftuar se kjo media mund të riniste punën javën e ardhshme.

Këshilltarja e lartë e administratës së presidentit, Donald Trump, për Agjencinë e SHBA-së për Media Globale (USAGM) – që mbikëqyrë Zërin e Amerikës –, Kari Lake, e quajti vendimin e Apelit, “fitore të madhe” për administratën amerikane.

VOA, që është transmetues i financuar nga shteti amerikan, ka audiencë ndërkombëtare dhe është mbyllur që kur Trump urdhëroi Agjencinë e SHBA-së për Media Globale (USAGM), që mbikëqyrë VOA dhe transmetues të tjerë – përfshirë Radion Evropa e Lirë –dhe gjashtë agjenci të tjera federale që të ulnin në minimumin e kërkuar nga ligji punën e tyre.

“Një avokat i Departamentit të Drejtësisë i ka dërguar një email avokatit tonë, David Seide, për ta informuar që USAGM pret që stafi i VOA të mund të nisë ‘rikthimin me faza’ në punë dhe transmetimi të rinisë javën e ardhshme”, tha më herët gjatë së shtunës, gazetari i VOA, Steve Herman në një postim në X.

Organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij tha se avokatët e tyre, së bashku me ata të Zërit të Amerikës, ishin njoftuar nga Departamenti i Drejtësisë se punëtorët e transmetuesit do të lejoheshin që të ktheheshin në punë.

Më 21 mars, VOA ngriti padi ndaj administratës Trump, duke argumentuar se lëvizjet e admiistratës për mbylljen e transmetuesit ishin të paligjshme.

Më pas, USAGM dërgoi në pushim më shumë se 1.000 punonjës dhe ndërpreu kontratat me rreth 600 bashkëpunëtorë, duke e detyruar VOA, që për herë të parë që nga themelimi më 1942, të ndalë transmetimin.

Padi ndaj USAGM ka ngritur edhe Radio Evropa e Lirë, për të “shmangur dëmin e pariparueshëm” ndaj transmetuesit për shkak të mbajtjes pezull të grantit – të miratuar nga Kongresi – si pjesë e përpjekjeve të USAGM-it për të ndërprerë financimin e REL-it.

Më 2 maj, Gjykata e Apelit në SHBA lëshoi një vendim për pezullimin e përkohshëm të vendimeve paraprake gjyqësore dhe duke lejuar administratën Trump që përkohësisht të ndalë financimin për REL-in dhe transmetuesit e tjerë. Ky vendim, sipas gjykatësve të Apelit, u mor në mënyrë që të ketë mundësi të shqyrtohen kërkesat e paraqitura nga Departamenti i Drejtësisë në emër të USAGM.

Vendimi i Apelit erdhi disa ditë pasi një gjykatës federal urdhëroi USAGM-in t'i lëshojë REL-it fondet për muajin prill.

USAGM është agjenci e pavarur qeveritare që mbikëqyrë REL-in, Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë të financuar nga SHBA-ja, që së bashku transmetojnë lajme dhe informacione në pothuajse 50 gjuhë për rreth 361 milionë persona në javë./ REL

6 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere, shkrimtar ne prozë.

    Nje vendim me se i drejte, mjaft me me ate cerdhe emigrantesh dhe parazitesh, mjaft me ngelen duke marre nga taksat tona. Duke pase qe kam pase rastin te intervistohem nga ai institucion si dhe ta vizitoja disa here eshte vendimi me i mire qe ka marre Trump dhe gjykata e apelit, Institucioni e kreu detyren e tij historike dhe sic jane edhe ligjet biologjike te natyres erdhi koha qe te pushoje se ekzistuari. Ky eshte shkrimi im i fundit dhe do tju uroj gjithe te mirat auditorit te gjere shqiptar qe me ka ndjekur ne kete gazete.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Punetori

      Hej shyqyr , me ne fund nuk do na vijë më per te vjellë e dhjerë duke degjuar ( lexuar ) diarenë tende prej idioti delirant ( kopje e vogel e Trapit ) . U bëre ( ashtu sic je , xhanem ) i neveritshem .Vetem se nuk e besoj se do heqesh dore nga komentet e tua prej budallai . Mund ta bësh si ai qeni , qe u betua se nuk do haje më mut dhe kur e panë qe po hante perseri tha : epo ky eshte mut i thatë .

      Përgjigjjuni
      1. ;
        ;;;

        Ndersa ti "punetor" komunale je si puna e mutit, qe po ta shkelesh, qelbet ai qe e shkel se muti prape i tille ngelet

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kujdes shnetin mendor Muc Ciniu

        Ke kohe qe ke nderprere ilacet Muco, kujdes shendetin se na duhesh si diploamat e prozator, fill pasi te fitoje Saliu, ambasador ne Usa do te te emeron.

        Përgjigjjuni
      3. O
        Opionisti

        Por ka gjykata kasacjoni dhe gjykata autori dhe gjykata medjave dhe gjykata posacme turqia dhe ka filluar lufta rusi ashtu dhe serbcka me bosnje kroaci dhe kosove serbia ka filluar lufte ne veri te shqiperi dhe epiri veriu dhe bulgaria rumania vvojvodina hungaria mali zi maqdonia greqia lufte me cameri qipro me shqiptare

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje qytetar

          Or " Opinionisti " cfare thua more se nuk po deshifrohesh dot ? Ke pirë që në mengjes ?

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje