Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në Spanjë kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve

30 Mars 2026, 22:00Bota TEMA

Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në

Prokuroria në Spanjë ka kërkuar 55 vite burg për bandën e shqiptarëve që e nisi aktivitetin në Palma de Gandia dhe përshkoi gjysmën e vendit duke grabitur bankomate me kamionë-vinç.

Sipas mediave të huaja, janë tetë persona, shumica me origjinë shqiptare, të cilët arritën të marrin 91.735 euro nga një bankomat në Palma de Gandia, të cilin e shkulën me një kamion vinç.

Një bankomat tjetër e humbën në një rrugë fshati gjatë arratisjes me nxitim. Shuma e grabitur nga bankomatet e shkatërruara arrin në mbi 300.000 euro, ndërsa dëmet e shkaktuara bankave janë pothuajse në të njëjtin nivel.

Ngjarja u raportua për herë të parë më 26 prill 2024, pak orë pas grabitjes, ndërsa në dhjetor të po atij viti u arrestuan autorët.

Banda e nisi aktivitetin në Palma de Gandia dhe më pas u shtri në disa zona të Murcias, Alicante-s, Almerías, Tarragonës dhe Barcelonës. Grabitja e fundit çoi në arrestimet nga Garda Civile.

Tani kjo bandë përballet me 55 vite burg, e akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që ka grabitur 341.000 euro dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme duke shkulur bankomatet nga bankat e sulmuara.

2 Komente

  1. P
    Pensionisti

    Çojimi në plumb derrat se nuk kanë pse të mbahen me bukë!!

    Përgjigjjuni
    1. hidhini ne det keta bastarde

      para viteve 2000, ne evrope edhe ne fshatin me te vogel gjeje automat , por mbasi erdhen bastardet hajdute , si keta bastardet shqiptare edhe ne qytetet e mbedha mund te gjesh nje ose asnje automat, per faj te ketyre bastardeve edhe automatet e cigareve u hoqen nga rruget dhe sheshet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje