Konflikti në Lindjen e Mesme: NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

30 Mars 2026, 21:40Bota TEMA
Konflikti në Lindjen e Mesme: NATO kap raketën e katërt nga Irani

Ministria turke e Mbrojtjes deklaroi se një raketë balistike nga Irani u kap nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor pasi hyri në hapësirën ajrore turke, pa specifikuar vendndodhjen e saktë të kapjes.

Raketa e sotme është raketa e katërt nga Irani drejt Turqisë që kapet nga sistemi mbrojtës i NATO-s që nga fillimi i konfliktit midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Republika Islamike nga ana e saj ka mohuar vazhdimisht përgjegjësinë për lëshimin e raketës

Lini një Përgjigje