Ukraina dhe Kroacia kanë rënë dakord për mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe Detin Adriatik për eksportin e grurit ukrainas.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pas bisedimeve me homologun kroat.
Në përgjigje të tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi këtë muaj, Kroacia zgjeroi një ofertë për të përdorur rrjetin e saj hekurudhor dhe portet përgjatë detit Adriatik si rrugë alternative për transportin e grurit ukrainas.
"Kemi rënë dakord për mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe detin Adriatik për transportin e drithit ukrainas. Tani do të punojmë për të vendosur rrugët më të efektshme për në këto porte dhe për të përfituar në maksimum nga kjo mundësi", tha Kuleba.
Lini një Përgjigje