Policia holandeze përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm që u mblodhën në Hagë duke ngritur zërin kundër politikave aktuale për emigracionin e paligjshëm.
Mijëra njerëz iu bashkuan një proteste të organizuar nga aktivistët e krahut të djathtë. Ata kanë kërkuar politika më të rrepta për emigracionin dhe masa të rrepta ndaj azilkërkuesve.
Traangas ingezet bij #Elsfest op het #Malieveld pic.twitter.com/45lAu92Vxu
— Bob van Keulen (@BobHGL) September 20, 2025
Grupe të mëdha protestuesish, shumë prej të cilëve valëvitnin flamuj holandezë dhe flamuj të lidhur me grupet e ekstremit të djathtë, u përleshën dhunshëm me policinë, duke hedhur gurë dhe shishe.
Këto përleshje zhvillohen pak më shumë se një muaj para zgjedhjeve kombëtare.
Një makinë policie u dogj, ndërkohë që një grup protestuesish bllokoi për pak kohë një autostradë pranë vendit të demonstratës. Protestuesit thyen disa dritare në selinë e partisë së qendrës së majtë D66, e cila shihet nga shumë të djathtë si një parti që i shërben një elite progresive.



Populisti anti-emigracion Geert Wilders, i cili fitoi zgjedhjet e mëparshme në Holandë dhe edhe në javët e fundit e ka ruajtur epërsinë e tij në sondazhet e opinionit publik përpara votimit të 29 tetorit, u ftua të fliste në demonstratë, por nuk mori pjesë.
Në vend të kësaj, ai dënoi dhunën në “X”, duke thënë se përdorimi i forcës kundër policisë ishte “absolutisht i papranueshëm” dhe duke i quajtur “idiotë” protestuesit e dhunshëm.
Cudi nuk doli ambasada amerikane ti denoj protestuesit sic bente Kimete pidhshurra