Hamas: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, por vetëm nëse ndalet lufta në Gaza

2 Korrik 2025, 11:35Bota TEMA
Hamas: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, por vetëm

Hamas deklaroi të mërkurën se është i gatshëm të pranojë një marrëveshje për armëpushim me Izraelin, por këmbëngul që çdo marrëveshje duhet të çojë në përfundimin e luftës në Gaza.

Sipas agjencisë AP, zyrtari i Hamasit Taher al-Nunu u shpreh se grupi është “gati dhe serioz për të arritur një marrëveshje” dhe shtoi se Hamas është “i gatshëm të pranojë çdo iniciativë që qartë çon në përfundimin e plotë të luftës”.

Këto deklarata vijnë disa orë pas prezantimit të një propozimi të ri për armëpushim, të mbështetur nga SHBA, të cilin presidenti Donald Trump e bëri publik më herët gjatë ditës. Megjithatë, Hamas nuk e ka pranuar zyrtarisht planin, duke e kushtëzuar çdo hap të mëtejshëm me përfundimin total të ofensivës në Gaza.

Ndërkohë, një delegacion i Hamasit pritet të udhëtojë në Kajro gjatë së mërkurës, ku do të zhvillojë bisedime me ndërmjetësit egjiptianë dhe katarezë mbi propozimin e paraqitur.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa përpjekjet diplomatike për ndalimin e luftimeve vijojnë intensivisht.

1 Komente

  1. A
    Arian

    Mire obudallenje tani kerkoni armepushim shkaterruat gazen dhe vrate 60000mije njerze te pafajshem duhet ti kishit nxjerre gjoksin tankut dhe jo te fshiheshit mbrapa femijeve dhe duke bere pasarela burracaker

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje