"Hapa të rëndësishme nga Suedia për kërkesat e Turqisë"

13 Qershor 2022, 17:12Bota TEMA

"Hapa të rëndësishme nga Suedia për kërkesat e

Autoritetet suedeze kanë ndërmarrë hapa të rëndësishme për të përmbushur kërkesat e Turqisë.

Kjo, për miratimin e kërkesës për anëtarësim të Stokholm-it në NATO.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë perëndimore, duke cituar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Unë e mirëpres faktin që Suedia tashmë ka filluar të ndryshojë legjislacionin e saj kundër terrorizmit dhe që do të sigurojë se kuadri ligjor për eksportin e armëve do të pasqyrojë statusin e ardhshëm si anëtare e NATO-s me angazhime të reja ndaj aleatëve”, theksoi Stoltenberg.

Deklarata e tij erdhi gjatë një konference për shtyp me kryeministren suedeze Magdalena Andersson.

“Këto janë dy hapa të rëndësishme për të adresuar shqetësimet që ka ngritur Turqia”, u shpreh më tej ish-kryeministri norvegjez.

Ankaraja zyrtare ka akuzuar Suedinë dhe Finlandën, aspirante në NATO, se strehojnë individë të lidhur me grupet që ajo i konsideron si “terroristë” duke përfshirë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe ka hedhur poshtë vendimet e tyre për të ndaluar eksportet e armëve në Turqi në vitin 2019.

Lini një Përgjigje