Hebrenjtë rus e ukrainas dhe dallimet mes tyre

7 Gusht 2022, 21:10Bota TEMA

Hebrenjtë rus e ukrainas dhe dallimet mes tyre

Që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës, komuniteti hebre në Rusi nuk i ka mbështetur në mënyrë të hapur veprimet ushtarake të Kremlinit, duke minuar kështu pretendimin e Presidentit Vladimir Putin se forcat ruse janë në një mision për të denazifikuar Ukrainën. Hebrenjtë rusë nuk duan të flasin për këtë çështje dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur të largohen nga vendi. Materiali në vazhdim është përgatitur nga Byroja e Zërit të Amerikës në Moskë.

Hebrenjtë përbëjnë një nga pakicat më të vogla në Rusi, por ndjenja e komunitetit me pjesën tjetër të popullsisë hebraike në territoret e ish-Bashkimit Sovjetik është shumë e fortë. Ose ishte...

Sulmi rus në Ukrainë ka shkaktuar një thyerje emocionale dhe politike midis hebrenjve rusë dhe ukrainas.

“Në një nivel personal shoh një përkeqësim të marrëdhënieve midis hebrenjve rusë dhe ukrainas. Me fjalë të tjera, hebrenjtë ukrainas politikisht aktivë priren të fajësojnë hebrenjtë rusë se nuk protestojnë mjaftueshëm kundër pushtimit të Ukrainës”, thotë Boruch Gorin me Muzeun Hebraik dhe Qendrën e Tolerancës.

Ndër ata që protestuan ishte njeriu që për 30 vjet shërbeu si kryerabin i Moskës, Pinchas Goldschmidt. Ai kritikoi hapur aventurën ushtarake të Putinit dhe në fund iu desh të largohej nga vendi.

Zoti Goldschmidt, tani në Izrael, ka shprehur pesimizëm për të ardhmen, duke u thënë gazetarëve së fundmi se ka "shumë re të errëta në horizont" për hebrenjtë rusë.

Për disa, asgjë nuk garanton se antisemitizmi i parë gjatë epokës sovjetike nuk do të rikthehet.

“Nuk u mësua asgjë prej saj. Ajo që ndodhi, të themi, gjatë katastrofës së atyre viteve, mund të ndodhte në çdo vend, në çdo kohë. Nuk varet nëse e mbajmë mend atë periudhë apo jo”, thotë historiani Oleg Melamed.

Gjatë dekadës së fundit, komuniteti hebre në Rusi është shtuar ndjeshëm. Shumë familje që u larguan për në Izrael në vitet 1990 vendosën të kthehen. Kopshtet e fëmijëve si ky në periferi të Moskës dhe qendrat e tjera kulturore hebraike janë dëshmi e një popullsie në rritje.

Por duket se kjo prirje ka ndryshuar që nga sulimi i Rusisë në Ukrainë.

"Pas fillimit të operacionit special të Rusisë në Ukrainë, si faktorët ekonomikë, politikë dhe të gjithë faktorët e tjerë çuan në faktin që një numër i madh njerëzish ose u larguan ose filluan të mendojnë të largohen", thotë Boruch Gorin me Qendrën e Tolerancës dhe Muzeun Hebraik.

Disa familje që kanë shtetësi izraelite ose që kanë të drejtë të aplikojnë për të, tani po vënë në pikëpyetje nëse Rusia është ende vendi më i mirë për fëmijët e tyre.

“Ne jemi të hapur për të gjitha idetë, por Rusia aktualisht ka ndryshuar në mënyrë drastike. Nuk e kam idenë se si do të ndryshojnë gjërat në të ardhmen në bazë të zhvillimeve aktuale. Para shkurtit, ishte mirë të jetoje në Rusi. Moska është ndër qytetet e zhvilluara mirë”.

Hebrenjtë që janë kundër operacionit ushtarak rus në Ukrainë nuk mund ta thonë hapur këtë në kamera. Ashtu si për rusët e tjerë, rreziku është i lartë. Por ata po e thonë atë me veprimet e tyre, duke e lënë vendin me mijëra në numër, që nga shkurti i kaluar.

2 Komente

  1. H
    Hebrenjte duhen marre si shembull per solidariteti

    Duhet te keni parasysh qe hebrenjte pavaresisht se ku jetojne ne Izrael, Rusi apo Ukraine apo ne cdo vend tjeterc te botes kane nje shtet virtual dhe nje instink te zhvilluar me shume se cdo komb tjeter ne bote per te punuar bashke, per te planifikuar bashke, dhe per te bashkepunuar. Me keto instinkte ata arriten te vihen ne poste te rendesishme ne te gjitha vendet Europiane si ne Perendim edhe ne Lindje. Ne kohen e Stalinit nga 22 minstra te qeverise 17 ishin hebrenj. Vete Stalini dhe Lenini ishin hebrenj. PO ashtu edhe Marksi dhe Engelsi qe zhvilluan teorine e komunizmit ishin hebrenj. Si eshte e mundur qe nje pakice te kete nje perfaqesim kaq disproporcional ne qeverite, mediat, institycionet bankare, kinematografi boterore dhe shume te tjera!? Edhe ne Ukraine te dy presidentet e fundit jane hebrenj. Si eshte e mundur!. Shume e cuditeshme. Edhe koka e Forumit Ekonomik Nderkombetar (Klaus Schwab) eshte hebre. Si eshte e mundur qe te gjitha bankat ne Europe dhe Amerike jane te hebrenjve. Si eshte e mundur qe te gjitha mediat kryesore te Europes dhe Amerikes jane ne duart e hebrenjve. Si eshte e mundur qe te gjitha firmat farmaceutike si Pfizer dhe te tjera jane ne duar te hebrenjve!? Prandaj, mos ju qani hallin ketyrre ngjarjeve te ndarjes se trishtuar te hebrenjve midis Rusise dhe Ukraines, ata kane qene bashke dhe do te vazhdojne te jene bashke. Ne shqiptaret edhe kur behemi dy bashke perpiqemi t'i hame koken njeri tjetrit. Hebrenjte jane nje shembull qe duhen ndjekur.

    1. a
      anti25642654censurë

      solidariteti është pjellë e zgjuarsisë!e që të jesh i bashkuar duhet të jesh i zgjuar dhe jo të mburresh se je i zgjuar!! lali,njeriu mund të luaj rrole sa të dojë!!por e ka të pamundur të luaj rrolin e të mënçurit!! shpesh budallenjtë e bëjnë atë!! hebrejtë shpesh luajnë rrolin e budallait!e di përse?? sepse e kanë mundësinë dhe zgjuarsinë!!

    Lini një Përgjigje