“Festat në kampin e vdekjes”, fotot e rralla që tregojnë si argëtoheshin nazistët në Auschwitz

7 Gusht 2022, 17:35Bota TEMA

“Festat në kampin e vdekjes”, fotot e rralla që

Disa foto të rralla janë publikuar së fundmi, të cilat tregojnë nazistët në kampin e përqendrimit të Auschwitz-Birkenau, në periudhën e tij më të errët nga qershori i vitit 1944 deri në janar 1945, ku më shumë se 400 mijë hebrenj hungarezë u vranë.


Në imazhe janë stampuar ndjekësit e Hitlerit se si e kalojnë kohën në kampin e ferrit, duke kënduar, marrë rreze dielli apo përgatitur pemën e Krishtlindjes.
Albumi i është dërguar së fundmi Muzeut Memorial të Holokaustit në Uashington, ndërsa fotot janë mbledhur nga Karl Hocker, një asistent ushtarak në kamp i gjeneralit të fundit të tij, Richard Baer.


Mes fotove mund të shquhen qartë dhe oficerët e lartë të SS, Rudolf Höss, Josef Kramer, Franz Hössler dhe Dr. Josef Mengele.


Auschwitz-Birkenau, i njohur ndryshe si Auschwitz II, ishte kampi më i madh i përqëndrimit i ndëruar nga gjermanët në fshatin polak të Brzezinka në vitin 1941.
Karl Hocker, personi që mblodhi fotot iu bashkua SS në vitin 1933 dhe partisë naziste në 1937. Ai filloi të punojë në Auschwitz në maj të 1944 dhe mendohet se ka qenë dëshmitar i vrasjes së më shumë se 430 mijë hebrenjve.


Në imazhet e vjetra tregohen oficerët nazistë, së bashku me kolegët dhe familjet teksa qeshin, darkojnë dhe luajnë në vegla muzikore në kampin e vdekjes.
Disa nga fotot mendohet të jenë realizuar vetëm 2 javë përpara largimit të SS për shkak të ushtrisë sovjetike që liroi të gjithë të burgosurit e mbetur në 27 janar të vitit 1945.

Lini një Përgjigje