Shefi i Pentagonit Pete Hegseth tani me të vërtetë ka filluar të dridhet.
Nuk mjaftonte të kishte zbuluar informacione konfidenciale për një sulm ushtarak në Jemen në një platformë të pasigurt, as t’i kishte kaluar gruas, vëllait dhe avokatit të tij informacionin që një gjeneral e kishte dërguar në një linjë sekrete.
Sipas Wall Street Journal, Hegseth synonte që Elon Musk të merrte pjesë në një konferencë ku do të diskutoheshin lajmet top sekret në lidhje me Kinën, një vend me të cilin shefi i Tesla-s ka marrëdhënie të forta tregtare.
Zbulimet mediatike për takimin e Pentagonit kishin prishur planin e Hegseth, të cilin ai e ka mohuar gjithmonë.
Vetë miliarderi, në orët pas, kishte folur për lajme të rreme për ta sulmuar atë. Por tani vjen konfirmimi nga e përditshmja financiare e New York-ut.
Hegseth me të vërtetë donte të informonte Musk për sekretet e lidhura me Pekinin.
“Do t’ju vë një detektor gënjeshtre”, thuhet se i bërtiti Sekretari i Mbrojtjes, Christopher Grady-t, në atë kohë ushtrues i detyrës së kryetarit të Shtabit të Përbashkët, sipas dy personave të njohur me shkëmbimin, raporton La Repubblica.
Hegseth donte prova se Grady nuk kishte zbuluar konferencën e 21 marsit.
Admirali nuk bëri kurrë një test detektor gënjeshtre dhe Hegseth vazhdoi të akuzonte të tjerët për rrjedhje të informacionit, duke përfshirë gjeneralin Doug Sims, kryetar i Shefit të Shtabit të Përbashkët, të cilin Hegseth e kishte kërcënuar se do t’i nënshtrohej një testi të detektorit të gënjeshtrës.
Prej asaj kohe, Sekretari i Mbrojtjes është përfshirë në polemika.
Së fundmi ai u akuzua se kishte instaluar në kompjuterin e tij aplikacionin e platformës Signal, atë të paautorizuar nga inteligjenca dhe që përdorej për të shkëmbyer informacione të klasifikuara.
Ai vetë filloi të mos i besonte askujt në Pentagon, shkruan La Repubblica.
Pesë persona janë pushuar nga puna në dhjetë ditët e fundit. I fundit është shefi i stafit të Hegseth, Joe Kasper gjithnjë besnik, i cili mori detyrën në fund të janarit.
Dhe ky spastrim i brendshëm po ndodh ndërkohë që zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt foli hapur, ditë më parë, për një “komplot” brenda Departamentit të Mbrojtjes.
Donald Trump, i cili gjithmonë kishte mbrojtur publikisht një nga anëtarët më të diskutueshëm dhe më të cenueshëm të qeverisë për shkak të akuzave të tij për alkoolizëm dhe sulme seksuale, thuhet se ishte i zemëruar me pengesat e fundit.
Prej ditësh mediat pohojnë se pozicioni i kreut të Pentagonit është gjithnjë e më i rrezikuar, deri në atë pikë sa flitet për ndryshim.
Edhe në këtë rast lajmi është përgënjeshtruar, por çdo ditë del një histori e re nga prapaskenat. Dhe ajo që shqetëson stafin presidencial është ndjenja se as Trump nuk e di plotësisht se çfarë ka bërë Hegseth muajt e fundit.
Dhe nëse ka sekrete të tjera që mund të zbulohen nga mediat.
Sidomos po e tha tema po i dridhen koqet.