Historia që po çmend botën: 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

25 Mars 2026, 14:00Bota TEMA
Historia që po çmend botën: 7 qen arratisen nga kamioni i

Një histori që duket si skenar filmi ka ndodhur në Changchun, Kinë ku shtatë qen shtëpiakë u bënë viral pasi u arratisën nga një kamion që dyshoht se i transportonte drejt thertores dhe më pas përshkuan rreth 17 kilometra për t’u kthyer në shtëpi.

Sipas raportimeve fillestare, qentë arritën të shpëtonin gjatë transportit dhe, në vend që të shpërndaheshin, qëndruan së bashku duke nisur një rrugëtim të gjatë përgjatë autostradave. Pamjet e publikuara në rrjet i tregojnë duke ecur të organizuar, ndërsa një qen i racës Korgi (Korgi Uellsian i Pembroke) i quajtur Dapang në Kinë udhëhiqte grupin për në shtëpi, duke u kthyer shpesh për të kontrolluar nëse të gjithë ishin pas tij.

Historia u bë menjëherë virale, duke mbledhur mbi 230 milionë shikime, sidomos pasi qentë u panë duke kaluar në trafik, gjë që ngriti shqetësime për sigurinë e tyre.

Sipas një personi që pretendon se ka njohuri për ngjarjen, të gjithë qentë vinin nga i njëjti fshat dhe njiheshin mes tyre, pasi luanin shpesh bashkë edhe para se të zhdukeshin. Pas katër ditësh, ata arritën të ktheheshin në zonën e tyre.

Korgi ishte i pari që mbërriti në shtëpi, duke alarmuar pronarin, i cili më pas nisi kërkimet për qentë e tjerë. Me ndihmën e vullnetarëve dhe përdorimin e dronëve për të kontrolluar zonën përreth, u zbulua se pesë prej qenve ishin kapur nga një fshatar lokal. Pas presionit nga vullnetarët, ai u detyrua t’i lironte.

Ndërkohë, qeni i shtatë, një Sheperd gjerman i quajtur Sibao, i cili ishte i plagosur, nuk ishte kapur. Ai u gjet pranë vendit ku mbaheshin qentë e tjerë, duke qëndruar besnik pranë tyre. Më pas, Sibao u dërgua për trajtim te veterineri.

Megjithëse autoritetet nuk e kanë konfirmuar plotësisht versionin e arratisjes nga kamioni i thertores, historia e këtyre qenve ka prekur publikun në mbarë botën, duke u kthyer në një simbol të besnikërisë, miqësisë dhe instinktit për t’u kthyer në shtëpi.

6 Komente

  1. 2
    26 shtatori dhe festa tyre te ministria brēndēshme

    Siq e dini qē Kina konsumon mishin e qenit dhe tē maceve, ku shum nuse divorcohen sepse burri tyre ha mishin e kafshēve qē ata i kan pjes e dhomēs sē gjumit.Ka dhe prishje fejese nēse kandidatja pēr grua kalon gjatēsin 1m68 cm.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari

      Respekt e dashuri per kafshet!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        Prit nje sekonde.......dmth thelbi i ketu eshte qe qente u kthyen ne shtepi pavaresisht rreziqeve rruges, jo FAKTI qe po shkonin ne thertore dhe te serviteshin si MISH PER TU NGRENE.......!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Plehra njerez, kriminele

          Nese eshte e vertete ! se sote ne ditet e sotem me kete Intelixhence AI cfare nuk mund te manipulohet ! po dreqi e marte ate popull kineze qe perdore kafshen qenin qe eshte qenje me afert me njeriun si mik besnik dhe dashurues me njerezit... Popull qe do ta uroje tere jeten me kete Teme te dhimbshme qe e lexova... Kure mos befte hajer ata muter capacule qe perdorin si ushqim qente ..

          Përgjigjjuni
          1. P
            Plehra njerez, kriminele

            Nese eshte e vertete ! se sote ne ditet e sotem me kete Intelixhence AI cfare nuk mund te manipulohet ! po dreqi e marte ate popull kineze qe perdore kafshen qenin qe eshte qenje me afert me njeriun si mik besnik dhe dashurues me njerezit... Popull qe do ta uroje tere jeten me kete Teme te dhimbshme qe e lexova... Kure mos befte hajer ata muter capacule qe perdorin si ushqim qente ..

            Përgjigjjuni
            1. L
              Ledio

              Kemi dhe ne nje qen te madh ketu ne Surrel. Me emrin Pallosh. Ti themi kinezeve te vine ta na e marrin. Sepse here pas here leh me superlativa per to. I ka shume qejfe kinezet.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje