Hungaria humb fondet e BE-së me vlerë 1 miliard euro, qeveria dyshohet për korrupsion

1 Janar 2025, 20:00Bota TEMA
Hungaria humb fondet e BE-së me vlerë 1 miliard euro, qeveria dyshohet

Hungarisë i janë mohuar edhe zyrtarisht fondet e Bashkimit Evropian në vlerë të 1 miliard eurove për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Ky vendim, që është konfirmuar përmes një deklarate të BE-së, të lëshuar më 31 dhjetor, shënon herën e parë që blloku evropian ka vepruar kështu ndaj një vendi anëtar.

Budapesti nuk e ka komentuar vendimin.

Kjo shumë parash ka qenë pjesë e pakos së fondeve prej 19.7 miliardë eurove që janë ngrirë prej vitit 2022, kur Brukseli pati nisur procedura të “kushtëzimit” kundër Hungarisë.

Këto procedura i kanë bllokuar fondet për shkak të dyshimeve se Qeveria hungareze i ka shkelur rregullat për prokurim publik, si dhe parimet për kontrollin dhe transparencën.

Budapesti i ka bërë disa reforma në mënyrë që fondet t’i zhbllokoheshin, mirëpo afati i fundit për lëshimin e fondeve të reja ka skaduar më 31 dhjetor.

Kjo nënkupton që Hungaria i ka humbur fondet në vlerë të 1.04 miliard eurove.

Në një raport të publikuar në korrik, Komisioni Evropian pati thënë se Hungaria nuk i ka plotësuar standardet demokratike të BE-së, sidomos kur është fjala për financim politik, konflikt interesi dhe pavarësi të mediave.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban është zotuar në të kaluarën se do të luftojë për të mbrojtur “paranë që na përket neve”.

“Ata përpiqen vazhdimisht t’i marrin paratë e hungarezëve përmes mënyrave të ndryshme”, ka thënë ai në dhjetor.

Ekonomia e Hungarisë po përballet së fundmi me vështirësi, duke rritur presionin ndaj Orbanit para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të vitit 2026./REL

4 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ..dyshon Mero apo zhgarravitesit e Sorosit...lol

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bac u kry

      Do i rruaç topet Viktorit moj Merushe. Prit veç 2 muaj.

      Përgjigjjuni
    2. k
      k

      Hungaria ha buken e BEsë,por bën tellallin e rusisë. ! miljardin ta marri tek putini që ti sjelli tanket si në 1956 gjatë revolucionit,ku luteshin si shkërdhata Europës ti ndihmonte.

      Përgjigjjuni
      1. I
        I dyzuari Rama

        "Hungaria është shembull për Shqipërinë" - thoshte Ramua.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje