I akuzuar për dosjen “Epstein”, ish-kryeministri i Norvegjisë tenton vetëvrasjen

24 Shkurt 2026, 16:50Bota TEMA
I akuzuar për dosjen “Epstein”, ish-kryeministri i

Ish-kryeministri norvegjez dhe ish-kryetari i Komitetit Norvegjez të Çmimit Nobel, Thorbjorn Jagland, është në spital pasi tentoi të bënte vetëvrasje.

Incidenti vjen ndërsa policia norvegjeze po e heton atë nën dyshimin për “korrupsion të rëndë”, që lidhet me lidhjet e tij të kaluara me financierin e dënuar amerikan Jeffrey Epstein, i akuzuari si përndjekës dhe shfrytëzues seksual, i cili kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019.

Media norvegjeze nuk ka zbardhur detaje nga dinamika e ngjarjes apo rrethanat, duke u treguar të rezervuara, sikurse edhe autoritetet.

Ndërkohë, Instituti Norvegjez i Nobelit i ka kërkuar Jaglandit një shpjegim zyrtar për çdo përfitim financiar që dyshohet se ka marrë nga Epstein gjatë kohës së tij në Komitetin e Nobelit.

Në dosjen “Epstein” emri i Jagland del edhe në lidhje me Shqipërinë, ku shprehej mes të tjerash në mesazhet e tij se “Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”, referuar vizitave që kishte bërë në Shqipëri në kuadër të aktiviteteve zyrtare të Këshillit të Evropës.

Drejtori i institutit, Kristian Berg Harpviken, ka deklaruar publikisht se çdo transaksion i rëndësishëm financiar gjatë periudhës në fjalë do të përbënte shkelje të kodit të etikës.

Sipas gazetës norvegjeze Verdens Gang, duke cituar dokumente të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Jagland dyshohet se i ka kërkuar Epstein të garantojë blerjen e një apartamenti, pa u bërë i ditur rezultati i kërkesës.

Të njëjtat dokumente thonë se Jagland është pritur në rezidencën e Epstein në Neë York në vitin 2018, si dhe në apartamentin e tij në Paris në vitet 2015 dhe 2018. Përveç kësaj, ish-kryeministri dhe familja e tij dyshohet se kanë planifikuar një udhëtim në ishullin privat të Epstein në vitin 2014 , i cili në fund nuk u zhvillua.

Ministria e Jashtme Norvegjeze njoftoi se do t’i kërkojë Këshillit të Evropës të heqë imunitetin e Jagland si ish-sekretar i Përgjithshëm i Organizatës.

Politikani 75-vjeçar shërbeu si Kryeministër i Norvegjisë nga viti 1996 deri në vitin 1997, President i Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen nga viti 2009 deri në vitin 2015 dhe Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës nga viti 2009 deri në vitin 2019.

8 Komente

  1. G
    Ganiu

    Ky të marrë kurajo nga politikanët tanë që se rrijnë fare si femra si meshkuj j

    Përgjigjjuni
    1. W
      With love from Norway

      Problemi është se nuk e vrau veten.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kacidhja

        Duhet hetuar nga SPAK koha per te cilen flet Jagland per te zbuluar se kush ja ka ofruar vajzat shqiptare.Ky eshte nje krim shtetror qe duhet zbardhur patjeter.

        Përgjigjjuni
        1. m
          macro

          Pse,a pak ka nëpër semafora!

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lala i Lushnjes

          .....dhe shqipëtarët prisnin nga ky tipi të jepte çmimin Nobel për Kadaren....

          Përgjigjjuni
          1. d
            drejtesi e munguar

            Lufta behet per tre P-t.Jo partneritet pushtet privat sic e kemi ne sot por:Para ,Pushtet dhe Pi...Kur ishim te rinj na thoshin qe ne BS luftohej per tre V.Vajze,vile veture.Mjaft demode per kohen e sotme tek ne dhe ne bote.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje