Sulmi me makinë në Modena, mbi 1500 qytetarë mbushin 'Piazza Grande' në shenjë solidariteti

18 Maj 2026, 08:00Bota TEMA
Sulmi me makinë në Modena, mbi 1500 qytetarë mbushin 'Piazza

Qendra historike e Modenës u mbush sot, 17 maj, me më shumë se 1 500 qytetarë, të cilët iu përgjigjën thirrjes së kryebashkiakut Massimo Mezzetti për t’u mbledhur në Piazza Grande, një ditë pas sulmit tronditës me makinë që la disa të plagosur në qytet.

Tubimi u zhvillua në shenjë solidariteti dhe për të dënuar ngjarjen e rëndë që tronditi Italinë. Në aktivitet morën pjesë edhe presidenti i rajonit Emilia-Romagna, Michele de Pascale, presidenti i provincës Fabio Braglia, si dhe disa kryetarë bashkish të zonës.

Autori i dyshuar, Salim El Koudri, 31 vjeç, shtetas italian me origjinë të huaj, akuzohet për plagosje të rënda, por jo për vepra terrorizmi. Sipas autoriteteve italiane, ai ishte trajtuar më parë për probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ndodhi më 16 maj, kur El Koudri hyri me makinë me shpejtësi të madhe mes këmbësorëve në qendrën historike të Modenës, duke shkaktuar panik dhe duke lënë të plagosur tetë persona, katër prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Pas përplasjes, ai tentoi të largohej dhe u pa me një thikë në dorë, megjithatë fatmirësusht nuk arriti të godiste askënd.

Policia e arrestoi menjëherë dhe e dërgoi në komisariat për ta marrë në pyetje.

Sipas medieve italiane, gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët, i dyshuari ka zgjedhur të mos japë deklarime. Seanca për vlerësimin e arrestit pritet të zhvillohet nesër para gjyqtarit hetues, ku ai mund të vendosë nëse do të dëshmojë apo do të shfrytëzojë të drejtën për të heshtur.

Ndërkohë, presidenti i Italisë dhe kryeministrja Giorgia Meloni kanë vizituar të plagosurit në spitalet e Modenës dhe Bolonjës. Meloni e ka cilësuar ngjarjen si “jashtëzakonisht serioze” dhe ka kërkuar përgjegjësi të plotë për autorin.

5 Komente

  1. x
    xxx

    shtetas italian thote, nuk do te ishte me mire , taliban i qelbur islamik arab me pashaporte italiane

    Përgjigjjuni
    1. M
      Messerchmitt

      gjakdhjeri gerrrki servo mongol arrixhinji ...........cfare pret rrace mutash ..vetem me parazitllek e kane kaluar jeten nuk dine ceshte puna e ndershme ......rrace gerrrko arabi ...muti thuaj ....

      Përgjigjjuni
      1. L
        Leon

        Po me Greket cpate o cope multi?

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nje i Moshuar

        E cju ngeli ju qe flisni me kete gjuhe HARBUTESH , kur vete Italia e quan , shtetas Italjan me origjine te huaj ? A e shikoni sa larg jeni nga kultura e popullit italjan edhe pse goditja ka ndodhur atje ? Tubimi u zhvillua ne shenje SOLIDARITI edhe per te denuar ngjarjen e rende qe TRONDITI Italine ? Autori akuzohet per plagosje te renda , por jo per TERORIZEM ...... Prandaj kujdes kur komentoni jo me mellef dhe te fyeni , tregoni nivelin tuaj te ekujlibruar , denimet I ben drejtesia ?

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fshatari

          E mbushen Italine me te huaj nga jo civilizmi Italjan. Me te huaj nga civilizime qe gjithmon kane qene ne lufteme civilizmin Penredimor dhe tani kane frike. E quajne Italjan me origjine te huaj jo se jane budallenj Italjanet por se KANE FRIKE. Kane frike te acarojne 25% te popullates qe nuk eshte Italjane, qe i lane te hyjne, u dhane ndihma ( i mbajten me buke) qe tani ata te varsin. ( Te kujton porverben e gjarperit te plagosur qe njeriu e ndihmoj te sherohej dhe pastaj gjarperi e kafshoj dhe e vrau njeriu)n Civilizimi Perendimor ne Evropen Perendimore po vdes. Ate qe civilizmi i Lindjes se Mese nuk e beri dot me ushtri e beri me emigrante. Bastioni i fundit mbetet kotinenti Amerikan ( veri dhe jug)

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje