Sulmi me thikë në Gjermani, si e ndaluan tre gra shqiptare agresoren

1 Shtator 2024, 16:40Bota TEMA
Sulmi me thikë në Gjermani, si e ndaluan tre gra shqiptare agresoren

Të premten një grua me origjinë gjermane ka sulmuar udhëtarët në autobusin për Siegen dhe ka plagosur gjashtë persona. Tragjedia mund të kishte qenë shumë më e madhe, por në autobus ishin edhe tri gra shqiptare të cilat sipas DW kanë evituar shtimin e tragjedisë.

Ditën e premte, me 31. gusht, në afërsi të qytetit Siegen, një grua me origjinë gjermane, sipas të gjitha gjasave me probleme psikike, ka sulmuar njerëzit në autobus me thikë dhe ka plagosur gjashtë persona. Dy prej tyre ende janë në rrezik për jetën.

Tragjedia, sipas fjalëve të kryebashkiakut Meus, mund të kishte qenë tragjedi edhe më e madhe. “Por tri gra me sfond migrantësh e kanë ndalur sulmuesen dhe e kanë evituar një tragjedi me përmasa më të mëdha”.

Njëra nga gratë shqiptare ka treguar për DW se si kanë arritur ta ndalojnë agresoren:
“Kemi qenë në autobus duke u kënaqur, duke kaluar jashtëzakonisht mirë, duke qeshur e argëtuar me fëmijë… papritur është dëgjuar një piskamë. E kam parë që një grua po qëllonte të tjerët me thikë.

Ka dashur të sulmojë edhe fëmijët tanë… A. P. ia ka kapur thikën me dorë dhe së bashku me A. B. e kanë kapur e kanë rrëzuar këtë grua. Unë kam kapur fëmijët dhe i kam nxerrë jashtë me shpejtësi… jam kthyer në autobus dhe ia kam marrë nga dora një çantë sulmueses… ia kemi nxjerrë thikën nga dora dhe e kemi shtrirë për toke.

Njëra e mbante për duar, tjetra për këmbë… dikur ajo gruaja bërtiti “ich erbege mich” (dorëzohem)… u ul me një karrikë në autobus dhe aty e kemi mbajtur duke pritur derisa sa të vinte policia… Autobusi ishte përplot me gjak në të gjitha anët… ishte tmerr”.

7 Komente

  1. B
    Bravoool!

    KY eshte guximin dhe fisnikeria e shqiptarit te vertete .

    Përgjigjjuni
    1. j
      ju lumt pipilucka

      ja pra grate shqipetare

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alban Dega

        AKT HEROIK I MOTRAVE TONE Kush shpetoi nje jete Mbare Boten e shpeton Po shume jete! !? Nje shembull per tu ndjekur nga cdo shqiptare e shqiptar kudo ne Bote Te kater grate shqiptare te shpallen NDERI I KOMBIT !

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pak ditë më parë

          Po pak ditë më parë, disa terrorist Musliman nga Sirija, kane vrarë, disa qytetar, në një koncert. Gjermania tani donë që të deportojë shumë musliman, nga vendi i tyrë.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara

            Ne gazeten me te lexuar te shtetit helvetik, tema titullohet keshtu: nenat myslimane ndaluan agresorin!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tirona

              Hahahaha

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tellalli

                Sa idiotë gazetarë ! Po pse i pyeti njeri gratë shqiptare , se çfarë besimi fetar kishin ? Në Shqipëri , ka disa lloj besime , por të gjithë janë shqiptarë .

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje