Biden: Ideologjia e Trump-it kërcënon demokracinë amerikane!

2 Shtator 2022, 15:00Bota TEMA
Biden: Ideologjia e Trump-it kërcënon demokracinë amerikane!

Për presidentin amerikan Joe Biden, mbështetësit e agjendës së Donald Trump “Make America Great Again” (Maga) janë kërcënim për demokracinë.

“Forcat Maga janë të vendosura ta kthejnë këtë vend prapa”, ka thënë ai në një fjalim në Pensilvani.

Kurse republikani Kevin McCarthy ka reaguar duke thënë se Biden-i kishte “plagosur rëndë shpirtin e Amerikës”.

Këto reagime vijnë dy muaj përpara zgjedhjeve afatmesme, të cilat do të vendosin balancën e pushtetit në Washington.

Biden ka shtuar se nuk po dënonte 74 milionë amerikanët që votuan për Trump-in dy vjet më parë. “Jo çdo republikan, madje as shumica e republikanëve, nuk janë republikanë Maga”, ka thënë ai.

“Por nuk ka dyshim që partia republikane sot është e dominuar, e drejtuar dhe e frikësuar nga Donald Trump-i dhe republikanët Maga, dhe ky është një kërcënim për këtë vend”, ka theksuar Biden.

Sipas presidentit, mbështetësit e Trump-it menduan për turmën që sulmoi Capitol-in e SHBA-ve vitin e kaluar si patriotë dhe jo si kryengritës.

“Për një kohë të gjatë i thamë vetes se demokracia amerikane është e garantuar. Por nuk është. Ne duhet ta mbrojmë atë. Secili prej nesh”, ka vazhduar ai.

Presidenti, i cili erdhi në detyrë duke u zotuar për të bashkuar vendin, së fundmi ka mprehur retorikën e tij kundër mbështetësve të Trump-it.

Javën e kaluar, Biden barazoi atë që ai i quajti republikanët ekstremë me “gjysmë-fashistë”.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

6 Komente

  1. e
    enter""

    Foli ky muti qe po shkaterron cdo gje te amerikes. Ik o plak matuf. Erdhe ne pushte me vjedhje votash. Trump 2024

    Përgjigjjuni
    1. U
      United States

      Ku i gjen keto budalleqe qe thua. Paketa e infrastructures po shkateton Usa-n, paketa per te prodhuar chip ne Usa, paketa per te ulur borxhin e studenteve (me kolegjet ne te shtenjta ne bote), paketa per te hequr taksat nga sigurimet? Je shume i leshte qe mendon se votat vidhen ne usa. Trap kerkon vetem te bej lodra politike dhe dredhi te sistemit gjyqesor per ti kundeshtuar ato.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kar Kalec Dega

        Kujt ja thua ??? Deges se Agimit te Arte ne shqiperi ?? u bene dhe pabuksit e Janulles te diskutojne zgjedhjet amerikane ....zoraxhinjte e kishes ...

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kar Kalec Dega

        E nxore koken ti ore gabzer i Janulles ??? Kush te tha ty qe i vodhi votat ?? Mamaja e Kalecit ?? Apo Evi kokpalari ?? Mos u mer me zgjedhjet Amerikane , po duku andej nga kisha , ndajne grosh gratis , ik e mbush zoren , bythqir

        Përgjigjjuni
      3. a
        american16al

        Qe nje president i vendit qe mbahet me demokratik ne bote te shpalle opoziten 74 milion american si rrezik per demokracine do te thote se dicka nuk eshte normale, mendon se ai vete qenka God dhe te tjeret jane armiq apo eshte ai qe e ka sjelle kaos dhe anarki ku mbrohen vetem interesat e oligarkeve dhe mburret me therrimet qe i hedh popullit dhe i rremben kafshatat………

        Përgjigjjuni
        1. U
          USA

          Edhe Hitleri kur erdhi ne fuqi me vota erdhi dhe i vuri flaken botes. Nuk behet fjale per opoziten por per nje pjese prej 74 milion te opozites qe jane njerez nga zonat rurale te keqarsimuar bardhosha rracit qe rrezikojne demokracine duke identifikuar partine republikane me nje individ "Tramp" dhe jane anashkaluar dhe luftojne vlerat e shume intelektualeve ne kete parti. PR eshte parti ke mbron Demokracite Liberale dhe luftone ato autoritare. Tramp ben te kunderten dhe miqte e tij jane autoritaret Putin. Mudi, Kim Jong, Borsonaro, Orban qe se bashku me Kinen por formojne boshtin antiperndim "antidemokraci".

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje