
Mrekullisht, për një mos shkrepje arme, i ka shpëtuar një atentati ndaj saj zëvendëspresidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, pasi ishte duke u kthyer në shtëpinë e saj dhe po pritej nga disa mbështetës.
Pamjet shokuese të përpjekjes për ta vrarë atë janë shfaqur në media sociale përmes videoeve amatore, të filmuara nga vetë mbështetësit, të cilët ishin mbledhur për të pritur Fernandezin.
Në atë çast, një burrë 35-vjeçar brazilin, iu afrua me një pistoletë të ngarkuar me pesë plumba dhe ia drejtoi atë në pjesën e fytyrës.
Fati i numrit dy në Argjentinë, ishte i bardhë, pasi arma nuk u shkrep.
Atentatori u ndalua më pas menjëherë dhe u dërgua në paraburgim dhe tashmë ndodhet nën akuzë për një ndër incidentet më të bujshme ndaj shtetarëve argjentinas, që prej vitit 1983, kur shteti iu rikthye demokracisë.
“Mund të mos jemi dakord, mund të kemi mosmarrëveshje të thella, por gjuha e urrejtjes nuk mundet të zërë vend, sepse sjell dhunë dhe nuk ka shans që dhuna të bashkëjetojë me demokracinë”, tha presidenti, Alberto Fernandez pas ngjarjes.
Gjithashtu, pas ngjarjes, ai e shpalli të premten ditë pushimi zyrtar, nën moton e të lënit kohë për qytetarët që “që të shprehin veten e tyre në mbrojtje të jetës dhe të solidarizohen me zëvendëspresidenten”.
Me armën vetëm pak centimetra nga fytyra, Fernandez de Kirchner i shpëton kështu këtij sulmi, i cili nuk i ka zënë vend as kur ajo ushtronte detyrën si presidente.
Mandatin, e ka mbajtur prej dhjetorit 2007, deri në dhjetor 2015.
Me një background edukimi ligjor në studimet e saj, 69-vjeçarja është aktualisht zëvendëspresidentja e 37-ë e vendit.
El video del arma contra @CFKArgentina pic.twitter.com/8j1xpMnPoe
— Lautaro Maislin (@LautaroMaislin) September 2, 2022
Lini një Përgjigje