Vladimir Putin s’do të marrë pjesë në funeralin e Gorbaçovit

1 Shtator 2022, 20:20Bota TEMA

Vladimir Putin s’do të marrë pjesë në funeralin e

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në varrimin e ish-liderit sovjetik, Mikhail Gorbaçov, për shkak të agjendës së ngjeshur, tha Kremlini më 1 shtator.

“Ceremonia e lamtumirës dhe varrimi do të mbahen më 3 shtator, por fatkeqësisht agjenda e ngjeshur nuk e lejon presidentin që të marrë pjesë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov tha se Putin ka bërë nderimet e tij për Gorbaçovin në spital, ku ai vdiq të martën në moshën 91-vjeçare.

Në televizionin shtetëror rus u shfaqën pamje të Putinit duke vendosur një buqetë me trëndafila pranë arkivolit të Gorbaçovit. Më pas, presidenti rus mbajti një minutë heshtje.

Ceremonia e varrimit të Gorbaçovit do të mbahet të shtunën në Sallën e Kolonave në Moskë, që historikisht është përdorur për ceremoni mortore të zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe të Joseph Stalin më 1953.

Pas ceremonisë, trupi i pajetë i Gorbaçovit do të varroset në varrezën Novodeviçi në Moskë, pranë varrit të gruas së tij, Raisa, e cila vdiq më 1999.

Lini një Përgjigje