
Një vajzë 20-vjeçare italiane raportoi se ishte përdhunuar në orën 3 të mëngjesit në Milano, në zonën Sempione, pasi kishte dalë nga një klub nate.
Sipas raportimeve nga Il Giorno, e reja, e cila kishte pirë shumë, po ecte e vetme drejt shtëpisë kur hasi me sulmuesin, gjithashtu i dehur dhe pak a shumë në të njëjtën moshë, i cili e tërhoqi zvarrë dhe e përdhunoi ndërsa më pas u largua me vrap.
Gjithashtu sipas asaj që raportoi gazeta, vajza ishte hasur me sulmuesin, dyshohet italian, brenda në disko.
E reja nuk i ka të qarta kujtimet, nuk e di nëse ka shkëmbyer disa fjalë me të para dhunës.
Pas ngjarjes dhe arratisjes së burrit, 20-vjeçarja është vënë re nga një djalë teksa po ecte e pavetëdijshme. Ishte ai që ngriti alarmin dhe telefonoi më pas policinë.
Vec dëshmisë së saj janë duke u ekzaminuar dhe pamjet e regjistruara nga kamerat e vëzhgimit.
Vetëm pak ditë më parë, një 16-vjeçare në Itali raportoi se kishte pësuar dhunë seksuale pasi kishte kaluar natën jashtë dhe ishte zgjuar në Piazza Castello.
E fortë kjo, të dy të dehur dhe pa mundësi për të dhënë miratim, por mashkulli quhet përdhunuesi.
Mos mendo se dikush mund të sillet si vëlla nëse ti të ka dalë situata jasht kontrolli, pasi të dehesh dhe bësh provokime seksiste është e mjaftueshme te meshkujt për të festuar me ty.