Incidenti me agjentët federalë, zyrtarja e lartë e Trump: Çikagoja është “zonë lufte”!

6 Tetor 2025, 14:28Bota TEMA
Incidenti me agjentët federalë, zyrtarja e lartë e Trump:

Sekretarja për Sigurinë Kombëtare e Donald Trump, Kristi Noem, e quajti Çikagon “zonë lufte” të dielën, pas incidentit ku agjentët federalë qëlluan një grua.

Noem kritikoi kryetarin e qytetit, Brandon Johnson, duke thënë se ai gënjen për situatën që kriminelët të mund të veprojnë lirshëm.

Komentet e Noem erdhën pas autorizimit të Trump për të dërguar 300 anëtarë të Gardës Kombëtare të Illinois në Çikago për të mbrojtur oficerët dhe pronën federale.

Noem tha se banorët mbështesin ndërhyrjen e qeverisë dhe se kjo ka bërë qytetin më të sigurt.

Guvernatori demokrat i Illinois, JB Pritzker, akuzoi administratën se po ushqen krizën dhe kërkoi largimin e trupave federale nga qyteti. Ai e quajti vendimin “të papranueshëm dhe antiamerikan”.

Lini një Përgjigje