Kryeministri hungarez Viktor Orban ka urdhëruar njësi ushtarake dhe policë shtesë për të ruajtur infrastrukturën energjetike në Lindje të vendit, duke përmendur kërcënimin e sulmeve të mundshme nga Ukraina.
Ndërsa njoftoi vendimin, Orban përmendi informacionet e inteligjencës të marra nga shërbimet e sigurisë së vendit në lidhje me sulmet e mundshme dhe theksoi se Hungaria “nuk mund të shantazhohet” nga Kievi.
“Kam urdhëruar mbrojtje të përforcuar të infrastrukturës kritike, vendosje trupash aty ku është e nevojshme, rritje të pranisë së policisë dhe ndalim të dronëve në Szabolcs-Szatmar-Bereg”, shkroi kryeministri hungarez në X, duke iu referuar rajonit hungarez që kufizohet me Ukrainën.
Drejtori politik i Orbanit pohoi se informacioni në dispozicion të autoriteteve të vendit tregonte se Kievi ka “përgatitur veprime të mëtejshme që synojnë mosfunksionimin e sistemit energjetik të Hungarisë”.
Eh ku arritem. Tani , ne qe e dihmonim ukrainen, po e rrethojme dhe po mbrohemi nga ajo.
Be ka per t'a patur ferre neper kembe ket pusht te shitur ke Rusi. Vetem negativitet prodhon.
Ky robqiri me grun kurve,eshte spiu i atij kriminelit tjetër robqirë nga kremlini.
Orban flet budallallëqe për të justifikuar maskarallëqet e tij.