Irani e kishte seriozisht këtë radhë, a do të përgjigjet Izraeli?

3 Tetor 2024, 18:49Bota TEMA
Irani e kishte seriozisht këtë radhë, a do të

Nga Jeremy Bowen

Kur Irani sulmoi Izraelin në prill, dukej sikur po kryenin një sulm të bujëshëm, por ata praktikisht njoftuan paraprakisht për sulmin e tyre, gjë e cila i dha mundësinë Izraelit të përgatitej dhe të kaptë çdo raketë.

Këtë herë ishte ndryshe. Ata dukeshin sikur donin të bënin një dëm serioz dhe po bënin një sulm shumë më agresiv.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha se ata po hakmerreshin ndaj vrasjeve të liderëve të lartë në Hamas dhe Hezbollah dhe paralajmëroi se nëse Izraeli hakmerret, ata do të kundërpërgjigjen.

Herën e fundit, Joe Biden i tha Netanyahut, “mbaj fitoren”, mos u kundërpërgjigj agresivisht dhe kjo ishte ajo që Izraeli bëri.

Këtë herë në Izrael “klima” është shumë më ndryshe.

Ish-kryeministri izraelit, Naftali Bennett reagoi në “X”, duke përdorur një gjuhë shumë të ashpër.

“Kjo është mundësia më e madhe në 50 vjet për të ndryshuar fytyrën e Lindjes së Mesme”.

Ai shtoi se Izraeli duhet të ndjekë objektet bërthamore të Iranit, në mënyrë që të “gjymtojë fatalisht këtë regjim terrorist”.

Tani ai nuk është kryeministër (edhe pse mendohet gjerësisht se do të jetë një i ardhshëm, ndaj kjo retorikë shërben për të treguar qasjen që do të ketë ndaj luftës, por kjo reflekton edhe gjendjen aktuale në vend.

Unë nuk do të përjashtoja sulmet e Izraelit ndaj ndonjë gjëje për momentin, objektet bërthamore, objektet petrokimike, si dhe çdo gjë që mund të shkaktojë dëme në ekonominë iraniane.

Skenari ishte gjithmonë se Irani kishte një mbrojtje përpara në formën e Hezbollahut në Liban, me një arsenal masiv armësh të sofistikuara, që do të përdoreshin, në teori, nëse Irani dhe objektet e tij bërthamore sulmoheshin.

Por në dy javët e fundit, Izraeli ka “prerë kokën” e organizatës Hezbollah, ka shkatërruar gjysmën e armëve të saj, sipas autoriteteve amerikane dhe izraelite, si dhe ka pushtuar Libanin.

Mund të aludoni se të gjitha këto mund të kenë frenuar Iranin, i cili nuk është “zhdukur”, por thjesht copëtuar në një mijë pjesë.

Kështu që unë mendoj se izraelitët po ndihen më të lirë për të vepruar. Dhe Joe Biden po zhvendos një grup tjetër luftarakë transportues në Mesdhe, duke u sinjalizuar iranianëve se nëse goditni Izraelin, goditni edhe SHBA-në.

Kjo është arsyeja pse njerëzit po flisnin për frikën e përhapjes së luftës: paqëndrueshmërinë, turbullirat që vijnë nga gjithçka që po ndodh, teksa të gjithë këto po zhvillohen, kuptohet se situata po i lë shumë pak hapësirë ​​diplomacisë në këtë moment.

1 Komente

  1. k
    kureshtari

    Shkopi ka dy skaje,do t'i vijë radha edhe arabëve ta kapin shkopin.Nuk shkon kungulli gjithmonë mbi ujë!Izraeli me përkrahjen e pakursyer të USA,me masakrat gjenocidale ndaj palestinezëve nxit antisemitizmi.Po filloi nuk ka me u ndalë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje