Irani kërcënon SHBA-në: Në rast të një sulmi amerikan, do të godasim bazat e tyre në rajon

8 Shkurt 2026, 07:40Bota TEMA
Irani kërcënon SHBA-në: Në rast të një sulmi

Ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Aragchi paralajmëroi se Irani do të sulmojë bazat amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme, nëse Uashingtoni synon territorin iranian. “Nëse sulmohemi, ne do të shënjestrojmë bazat amerikane në rajon”. – u shpreh ai gjatë një interviste për rrjetin Al Jazeera.

Ndërsa të premten në Oman u mbajtën negociatat indirekte, Aragchi tha se Teherani dhe Uashingtoni ranë dakord që bisedimet bërthamore duhet të rifillojnë së shpejti. Ai u shpreh se Teherani është i hapur për arritjen e një marrëveshjeje, por shtoi se çështjet që lidhen me programin raketor të Iranit dhe pasurimin e uraniumit ishin të panegociueshme.

“As tani e as në të ardhmen nuk mund të ketë negociata për raketat, sepse kjo është një çështje e mbrojtjes” – nënvizoi kryediplomati iranian. Ai kritikoi atë që cilesoi si një doktrinë dominimi që i lejon Izraelit të zgjerojë arsenalin e tij ushtarak, ndërkohë që u bën presion vendeve të tjera në rajon që të çarmatosen.

Komentet e Aragchit erdhën një ditë pasi me ndërjetësimin e Omanit, delegacione nga Teherani dhe Uashingtoni zhvilluan bisedimet e para që nga sulmet amerikane në qershor të vitit të kaluar. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se diskutimet ishin shumë të mira dhe palët do të takohen sërish javën e ardhshme, ndërsa vetë kryediplomati iranian i quajti një fillim i mirë.

“Irani duket se dëshiron shumë të arrijë një marrëveshje. Duhet të shohim se çfarë marrëveshjeje është ajo”- u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One. Pavarësisht zhvillimeve të fundit, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që parashikon tarifa dytësore me vlerë 25% ndaj vendeve që importojnë mallra nga Irani.

3 Komente

  1. I
    Igor

    Shpresoni qe mos vjen situata deri tek sulmet pse po erdhi momenti deri tek sulmet nuk dote ju jepet kohe te reagoni pse dote sulmoheni nga dy anet njera nga Amerikanet dhe tjetra nga Izraeli qe krijojn paikun ne popullsi sulmet dote jene haq shkateruese sesa e gjith ushtria Iraniane te zhduket ose te kapitulloj pse ju jeni vet dhe nuk ju ndimojn as shtetet muslimane pse ata punojne se basku me Izraelin,a nuk e kuptuat deri me tani nese doni qe populli tju besoj hiqeni Ilamin dhe krishterimin pse keta krijojne rumuja ne shtete vendosni Ateizmin ku sejcili ndihet i barabarte.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Mos e nenvlersoni iranin, Janë 80 milionë popull dhe janë luftëtarë të regjur, Me sulme ajrore mun të dëmtohet deri më një farë mase por për luftën tokësore do të ishte shkatërrimtare për Amerikën si superfuqi Ky do të ishte fundi I dominimit Amerikan në gjirin Persik me të gjitha bazat ushtarake që do të shenjestrohen nga vendet mbajtëse të tyre

      Përgjigjjuni
      1. c
        ca po thua

        DEBIL, Iranianet jane kunder regjimit islamist...

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje