Kjo foto, ku pretendohet se shfaqet Jeffrey Epstein në Tel Aviv duke ecur mes truprojave, ka ngjallur reagime të shumta dhe dyshime se ish‑bankieri famëkeq është gjallë. Publikimi i saj ka bërë që miliona përdorues të besojnë se ai nuk u vetëvra në të vërtetë në burg në vitin 2019, siç konfirmon varianti zyrtar, por se ka dalë fshehurazi nga burgu. Megjithatë, sipas verifikimit të BBC, fotoja është tërësisht e gjeneruar me inteligjencë artificiale, duke mbajtur edhe logon e shërbimit Gemini të Google.
Ndërkaq, dosjet reale të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë javën e kaluar kanë sjellë prova tronditëse. Hetuesit federalë, duke shqyrtuar pamjet e natës së vdekjes, vunë re një “figurë portokalli” që ngjitej shkallëve drejt qelisë së Epstein në orën 22:39. Ky detaj vë në dyshim versionin zyrtar se ai ishte vetëm atje, pasi kjo figurë, që i ngjan një të burgosuri tjetër me uniformë portokalli, nuk u përmend kurrë në raportet përfundimtare të kohës.
Mes 3 milionë faqeve të deklasifikuara, janë edhe fotot e qelisë që dëshmojnë praninë e sasisë së madhe të çarçafëve dhe uniformave rezervë, duke shtuar dyshimet se Epstein mund të mos ketë qenë vetëm në çastet e fundit. Ndonëse zyrtarisht thuhet se u gjet i vetëvarur, “mosfunksionimi” i kamerave dhe kjo figurë misterioze në shkallë mbeten sot pikat më të errëta të hetimit.
Ndërkaq, dosjet reale të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë javën e
Jan torturuar shum fēmij nga ky predator.Sot njē faqe e historis ēshtē mbyllur, ku ky kapitull pērfshiu shum njerēz tē fuqishēm, me frazēn Mos bēni luftë por dashuri, bēri qē tē keqinterpretohet nga disa qē i pērkasin sē kaluarēs.Deri dje ishim nē dijeni qē kisha bēnte pērdhunime fēmijēsh, sot ēshtē dhe klasa politike e pērfshir.Shpresojm qē tē jet fundi i kēsaj padrejtēsie mizore qoft pēr viktimat dhe tē afērmit e tyre apo shoqērin nē tērēsi.Tē dēmshpērblehen tē gjith ata qē nga afēr apo larg kan qēnē pjes e ksaj drame humane.