BBC: Mbi 380 mijë ushtarë rusë të vrarë në luftën kundër Ukrainës

7 Shkurt 2026, 15:55Bota TEMA
BBC: Mbi 380 mijë ushtarë rusë të vrarë në

Në luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës pothuajse katër vite më parë, në fushëbetejë kanë humbur jetën të paktën 173.477 ushtarë rusë, sipas një analize të publikuar nga shërbimi rus i BBC-së në bashkëpunim me portalin e pavarur Mediazona.

Të dhënat bazohen në analiza të burimeve publike, përfshirë varreza, memoriale lufte dhe nekrologji, por mediat theksojnë se shifrat reale ka shumë gjasa të jenë ndjeshëm më të larta. Sipas ekspertëve ushtarakë, kjo metodë mbulon vetëm rreth 45 deri në 65 për qind të numrit të vërtetë të viktimave.

BBC raporton gjithashtu se trupat e shumë ushtarëve rusë të vrarë në muajt e fundit ndodhen ende në fushëbetejë, pasi nxjerrja e tyre paraqet rrezik të madh për forcat e mbijetuara. Për këtë arsye, vlerësohet se numri real i ushtarëve të vrarë rusë varion nga 267 mijë deri në 385.500.

Këto shifra do të ishin edhe më të larta nëse do të përfshiheshin edhe luftëtarët proruse të formacioneve separatiste në lindje të Ukrainës, të cilat Moska fillimisht i mbështeti dhe më pas i aneksoi.

Ukraina po përballet për të katërtin vit radhazi me agresionin e gjerë ushtarak rus. Moska zakonisht nuk publikon të dhëna zyrtare për humbjet e saj ushtarake, ndërsa Kievi e bën këtë rrallë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi së fundmi se rreth 55 mijë ushtarë ukrainas kanë humbur jetën që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, duke shtuar se një numër i konsiderueshëm rezultojnë të zhdukur.

Nga ana tjetër, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), me seli në Uashington, vlerësoi në janar se numri i të vrarëve në luftë arrin në 100 mijë deri në 140 mijë ushtarë ukrainas dhe rreth 325 mijë ushtarë rusë, ndërsa qindra mijëra të tjerë janë plagosur në të dyja palët.

Si pasojë e luftimeve, viktima të shumta ka pasur edhe në mesin e civilëve. Misioni i OKB-së për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Ukrainë (HRMMU) ka konfirmuar se nga fillimi i pushtimit të plotë deri në fund të vitit të kaluar kanë humbur jetën të paktën 14.999 civilë, përfshirë qindra fëmijë.

Sipas HRMMU, shumica dërrmuese e viktimave civile kanë humbur jetën në zonat nën kontrollin e qeverisë ukrainase, të cilat kanë qenë objekt i sulmeve të vazhdueshme nga ushtria ruse.

Misioni i OKB-së paralajmëron se numri real i civilëve të vrarë është dukshëm më i lartë, veçanërisht në qytete si Mariupoli, Lisichansk dhe Severodonetsk, ku në muajt e parë të pushtimit u zhvilluan luftime intensive dhe që aktualisht ndodhen nën okupimin rus.

5 Komente

  1. S
    Salehu

    Cilen te besojme para5 a 6 muajsh thate rreth 1 miljon e 200000 vet, nga nje medie e besushme para 10 vjetve absulut tani ja kaloni dhe qimit te sypeshkaqenit, mire ja bani Trumpi qe ju shkerdhej ne goje e ne prapanica

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tē ndihmojm rusin dhe me trupa

      E pranon dhe Rusia qē ka humbur forca tē armatosura nē kētē konflikt.Sot Rusia ēshtē mē e fort, pasi manovrat ushtarake qē dikur bēnin, nuk i pērgjigjeshin realitetit nē terren.Sot numri ushtarēve tē rēnē po bie dita ditēs sepse gjeneral tē shumtē jan shkarkuar si pasoj e punës sē plogēsht tē tyre.Sot armatimi ēsht modernizuar dhe preciz, qoftē te missilēt, apo bombarduesit.Na vjen keq qē tē dy shtetet panē tē arsyeshme konfrontimin fizik, duke ditur qē jan njē komb, njē gjak, njē flamur.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Igor

        Nese truri nuk fiton para ose nuk eshte mjaft i zhvilluar ateheri dota provojm me vaginen ndoshta fiton ma shum ,kurse ne bisedime ne shoqeri jane te arsimuara ne univerzitete dhe punojn ne Dubaj tek sheiket.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gaz

          Po sikur qene 1.5 mil para ca muajsh? Megjithate duket si shume pak a shume e besueshme.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Diplomati

            BBC nje fole grenxash ashtu si gjithë shtypi britanik dhe e famshmja Rado Evropa e Lire,te dalluara per genjeshtra dhe mashtrimet e tyre ne sherbim te padroneve te tyre,ndonse e shpallin veten te pa varur nga politika.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje