NATO ngre avionët në ajrin e Polonisë, sulm shkatërrues në Ukrainë, Zelenski: SHBA mbyll luftën në qershor

7 Shkurt 2026, 12:50Bota TEMA
NATO ngre avionët në ajrin e Polonisë, sulm shkatërrues

Situata në Ukrainë mbetet kritike, teksa po bëhen 4 vite që kur Rusia vendosi të niste një luftë në shkallë të gjerë. Në orët e fundit, Moska ka kryer një tjetër sulm të rëndë ndaj infrastrukturës energjetike në të gjithë vendin.

Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, Rusia ka përdorur rreth 400 dronë dhe 40 raketa kundër objektivave ukrainase. Dëme janë raportuar në disa rajone, përfshirë Lviv, Kiev dhe Kharkiv. Në disa zona janë goditur ndërtesa banimi dhe objekte administrative, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën aty ku lejon situata e sigurisë.

Zelensky ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara synojnë përfundimin e luftës deri në muajin qershor. Ai ka bërë të ditur se javën e ardhshme delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë pritet të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh në Shtetet e Bashkuara. Takimi mund të mbahet në Miami, pas negociatave të dështuara të ndërmjetësuara nga SHBA në Abu Dhabi.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se po zhvillohen “bisedime shumë të mira” në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë dhe shtoi, pa dhënë hollësi, se “diçka mund të ndodhë” si rezultat i negociatave. “Bisedime shumë të mira, që kanë të bëjnë me Rusinë dhe Ukrainën. Diçka mund të jetë duke ndodhur”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One.

Ndërkohë, Polonia ka mbyllur përkohësisht dy aeroporte pranë kufirit me Ukrainën për arsye sigurie. Autoritetet polake kanë intensifikuar mbikëqyrjen ajrore me avionë të NATO-s për shkak të aktivitetit të aviacionit rus. Nga ana tjetër, Rusia njofton se ka rrëzuar dhjetëra dronë ukrainas mbi territorin e saj. 

4 Komente

  1. I
    Ilir

    Putin TALLET me Trump e me te gjithe. Kur te bindet Trump... aha... ai nuk kupton lojen e ruseve.

    Përgjigjjuni
    1. X
      XhaFCK

      Ai eshte lojtar i ruseve. I kupton shume mire ruset dhe i ka padrone.

      Përgjigjjuni
    2. U
      Ushtaraku

      Djallezori Zelenski ankohet per bombardimet Ruse por hesht per veprat terroriste qe kryen me miratimin e padroneve te tij.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Romani:Intriga VIP

        Ne Deklaraten e tije te djeshme z.Putin Deklaroi:Pse NATO- na quan Rrezik??E njohe thote personalishte z.Rutte Shefin e Natos eshte njeri Inteligjen,Eficient dhe Realist..por pse na Quan ne Russine Rrezik KUR Presidenti i SHBA-s Tramp.." Ne strategjin e tije kombetare nuk na quan armike"??????????????????????????????? Ukraina eshte Viktime e Pokerit te fuqive te medhaja....Russia ka FITUAR..dhe si e tille nuk munde ti veje Kushte askush...Amerika dhe roli i saj Global ka rene shume.... @@Rusia do ti marre te gjitha ato qe do.....(Uroj qe te mos ndodhe keshtu)...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje