Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përdorur vëmendjen e ripërtërirë ndaj dosjeve Epstein për të sulmuar paraardhësin e tij Ehud Barak, duke deklaruar se Jeffrey Epstein “nuk ka punuar për Izraelin”.
E përditshmja The Jerusalem Post raportoi se lidhjet e ish-kryeministrit Barak me Epstein morën vëmendje të gjerë mediatike pasi të dy u takuan disa herë në vitet 2015 dhe 2016, vite pas dënimit të parë penal të Epsteinit.
Fotografi të qarkulluara në atë kohë tregonin Barakun duke hyrë në rezidencën e Epsteinit në Manhattan, New York.
Në komentin e tij të parë publik mbi dokumentet e Epsteinit, Netanyahu tha se “marrëdhënia e pazakontë dhe e ngushtë e Epsteinit me Ehud Barakun nuk sugjeron se Epsteini ka punuar për Izraelin, ajo provon të kundërtën”.
“I mbërthyer pas humbjes së tij zgjedhore nga më shumë se dy dekada më parë, Baraku prej vitesh ka tentuar në mënyrë obsesive të minojë demokracinë izraelite duke bashkëpunuar me të majtën radikale anti-sioniste në përpjekje të dështuara për të rrëzuar qeverinë izraelite të zgjedhur”, tha Netanyahu, duke iu referuar administratës së tij.
Netanyahu akuzoi Barakun se është angazhuar “në aktivitete publike dhe prapa skenave për të minuar qeverinë e Izraelit, përfshirë nxitjen e lëvizjeve masive të protestës, shkaktimin e trazirave dhe ushqimin e narrativave të rreme mediatike”. Ndryshe, Baraku prej vitesh ka qenë një kritik i zëshëm i Netanyahut dhe ka bërë thirrje të përsëritura për largimin e qeverisë.
Ja prova që Epstein ishte një aset rus: - e dashura e tij ishte vajza e një agjenti të Mossadit - një nga miqtë e tij më të mirë ishte avokati i Izraelit - një tjetër nga miqtë e tij më të mirë ishte një ish-kryeministër izraelit - ai eshte takuar me kryeministrin aktual izraelit - një spiun i lartë izraelit qëndronte në shtëpinë e tij cdo vit , për javë të tëra - një mik e ftoi të sillte vajzat e tij në Izrael - ai iku në Izrael kur u akuzua për krime seksuale kundër një të mituri - ai u fotografua duke veshur një bluzë të IDF - ai u financua nga fanatikë pro-Izraelit - ai punoi për Rothschildët - ai dhuroi për grupe studentore pro-Izraelit - ai ishte përgjegjës për "filantropinë pro-Izraelit" të grupit Wexner - ai mbështeti projektet e vendbanimeve izraelite ne bregun perendimor - miqtë e tij ishin të gjithë sionistë - ai i referohej ashpër dhe me nje gjuhe denigruese jo-hebrenjve si "goyim" - ai ishte i përfshirë në përpjekjet diplomatike izraelite ne shume vende te botes - ai ndërmjetësoi marrëveshje sigurie për Izraelin - ai synonte të përfitonte nga ndryshimet e regjimeve në Lindjen e Mesme - një ish-oficer i inteligjencës izraelite tha se ai drejtonte një "honeypot' për Izraelin - partneri i tij në biznes konfirmoi se ai drejtonte një "honeypot" për Izraelin - një nga viktimat e tij konfirmoi se ai drejtonte një "honeypot" për Izraelin Siç mund ta shihni, e gjithë kjo u bë për të mirën e Rusisë. Nuk ka shpjegim tjetër.