SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri

6 Shkurt 2026, 16:50Bota TEMA
SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet

Shtetet e Bashkuara akuzuan Pekinin të premten se ka kryer fshehurazi një test bërthamor në vitin 2020, ndërsa bënë thirrje për një traktat të ri dhe më të gjerë për kontrollin e armëve, i cili do të përfshinte Kinën si dhe Rusinë.

Akuzat, të bëra gjatë një konference globale për çarmatimin, nxorën në pah tensione serioze mes Uashingtonit dhe Pekinit në një moment kyç për kontrollin e armëve bërthamore, vetëm një ditë pasi skadoi traktati që kufizonte numrin e raketave dhe kokave-bërthamore amerikane dhe ruse.

“Mund të zbuloj se qeveria e SHBA-së është në dijeni që Kina ka kryer teste bërthamore shpërthyese, përfshirë përgatitje për teste me fuqi të përcaktuara në qindra tonë,” tha zv.sekretari amerikan i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare, Thomas Di Nanno, në Konferencën për Çarmatimin në Gjenevë.

Ai tha se ushtria kineze “është përpjekur t’i fshehë testet pasi e di se ato shkelin angazhimet për ndalimin e testeve.”

 Sipas tij, Kina ka përdorur metodën e quajtur “decoupling”, një teknikë për të ulur efektivitetin e monitorimit sizmik, me qëllim fshehjen e aktiviteteve nga komuniteti ndërkombëtar. 

3 Komente

  1. k
    kur klouni behet mbret

    Po sikur Trapi i vuri shqelmin cdo lloj ligji nderkombetar, traktati apo dhe institucioneve nderkombetare. Tani po qaheni qe Kina nuk respketoi traktatin ? Cilin traktat ? Ate qe Trumpi e shkeli para 5 muajve kur tha se do fillonte testet berthamore ? Gabimi me i madh i ShBA dhe Izraelit eshte shkaterrimi i rendit boteror, ligjit nderkombetar dhe institucioneve nderkombetare . Ata do te kene shume shpejt nevoje per to , por nuk do kene fytyre ti kerkojne se jane ata qe i shkaterruan. ShBA eshte nje perandori ne renie , dhe izraeli si nje shtet parazit qe varet nga amerika do ta ndjeki ate, keshtu qe ligji nderkombetar , OKB, dhe shume institucione nderkombetare do te ishin shume te nevojshme per ta.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirana e Re

      Trap Trapi i kapur per topesh nga administrata rreth tij U tmerruan nga fuqia e CIAs dhe asaj pjese te ushtrise qe mbeshtesin partine e vjeter Republikane dhe qe shkaterroi Maduron ne harkun e oreve Neocons out, Obama bashk me ta..duhet nje rend i ri i bazuar ne historine shekullore to Europes

      Përgjigjjuni
      1. I
        Igor

        Si shkruan edhe komentuesi ketu nalte ku permend Izraelin edhe une ju bej pyetje Amerikaneve qe duan te dine per xhdo kend kurse te tyre i fshehin pse nuk e pyesin Izraelin se ku i ben testet e armeve berthamore qe posedon gati 400 ?hajde tregoni pak botes per kete nese doni besim boteror dhe mos mendoni se bota jan budallenje ju mundeni te luani si nji policist per boten por shiqoni hallin ne kopshtin e juaj ma se pari.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje