Erdogan–Mitsotakis përballë njëri-tjetrit: Egjeu ndez sërish tensionet greko-turke në prag të takimit në Ankara

6 Shkurt 2026, 10:20Bota TEMA
Erdogan–Mitsotakis përballë njëri-tjetrit: Egjeu ndez

Tensionet mes vendeve – në prag të takimit të pritur mes presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis midis këtyre vendeve partnere në NATO.

Me sa duket Greqia dhe Turqia duan të bisedojnë përsëri – në nivelin më të lartë. Duke filluar nga e hëna (09.02.26) në Ankara do të mblidhet “Këshilli Suprem i Bashkëpunimit Greqi-Turqi”.

Nëse gjithçka shkon sipas planit në tryezë do të jenë të pranishëm edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ekziston edhe mundësia e një takimi posaçëm midis dy udhëheqësve në një ditë tjetër.

Pas një periudhe të vështirë dhe plot konflikte në Mesdheun Lindor, në vitin 2010 u krijua Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit. Ndonjë sukses të madh ai ende nuk ka arritur. Megjithatë Këshilli përpiqet të promovojë një agjendë pozitive mes dy partnerëve të NATO-s, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe të turizmit. Por ai është mbledhur vetëm pesë herë deri tani, takimi i fundit u bë në Athinë në dhjetor 2023.

“Turqia bën kërkesa dhe pretendime territoriale të njëanshme, që nuk kanë bazë ligjore dhe nuk mund të jenë temë serioze debati”, shpjegonte në atë kohë Konstantinos Filis, drejtor i kërkimeve në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Athinës në intervistë me DW. “Greqia pret që Turqia të përmbushë gjithmonë kërkesat e saj dhe të bëjë lëshime”, kundërshtonte Fuat Aksu, shkencëtar politik në Universitetin Teknik Yildiz në Stamboll.

Që atëherë nuk ka ndryshuar shumë në Detin Egje. Tensioneve u shtohet një pikë tjetër debati: Të enjten e kaluar Turqia përdori sistemin navigacionit detar “Navtex” për të paralajmëruar për rreziqet e sigurisë dhe aktivitetet ushtarake greke. Paralajmërime të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën.

Në fund të fundit bëhet fjalë për autoritet në Egje: Kush ka të drejtë të deklarohet përgjegjës për çështjet e sigurisë? Athina flet për një përpjekje të paligjshme të fqinjit të saj për të zgjeruar ujërat e tij territoriale. Një “provokim të ri turk” e konsideron këtë gazeta e njohur javore greke “To Vima”.

Nga këndvështrimi turk kjo është thjesht një çështje rutine, që përputhet me legjislacionin aktual. Por mund të jetë më shumë se kaq: sipas gazetës proqeveritare Türkiye: “Navtex ka shkaktuar panik në Greqi dhe ka ndryshuar status quonë në Egje”.

Për kryeministrin grek Mitsotakis mosmarrëveshja për Navtex do të thotë edhe më shumë presion nga e djathta. “Turqia po rrëmben gjysmën e Egjeut, por qeveria jonë nuk sheh asnjë arsye për shqetësim”, ankohet Kyriakos Velopoulos, kryetar i partisë së djathtë populiste “Zgjidhja Greke” (EL), e cila sipas sondazheve ka arritur vendin e tretë, përsa i përket mbështetjes së votuesve.

Grindje pa fund megjithë konvetën e OKB-së për Ligjin e Detit
Prej dekadash Greqia dhe Turqia grinden për shelfin kontinental para bregdetit turk, shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për një zgjerim të mundshëm të ujërave territoriale në Egje. Në kuadër të doktrinës së saj ushtarake aktuale “Atdheu Blu” Turqia pretendon edhe territore detare prej më shumë se 450.000 kilometra katrorë para bregdetit të saj.

Si busull ligjore në raste të tilla shërben Konventa e Kombeve të Bashkuara e vitit 1982 mbi të Drejtën e Detit, megjithëse Turqia nuk e ka nënshkruar atë. Por ajo mund të zbatohej: sipas mendimit mbizotërues të juristëve ky traktat pasqyron të drejtën ndërkombëtare zakonore ekzistuese – dhe për këtë arsye është i detyrueshëm edhe për ata, që nuk e kanë nënshkruar.

Asnjë marrëveshje në horizont

Sipas Konventës së OKB-së mbi të Drejtën e Detit çdo shtet mund të përcaktojë në parim ujërat territoriale, që shtrihen deri në 12 milje detare. Por ekziston një përjashtim i rëndësishëm: Në rastet e kufijve të paqartë ose mbivendosjeve, palët e përfshira duhet të arrijnë një marrëveshje dypalëshe. Por marrëveshja midis Greqisë dhe Turqisë është ende në pritje.

Që në vitin 1995 parlamenti turk e pati shpallur zgjerimin e ujërave territoriale greke në Detin Egje “shkak për luftë”. Sepse në një rast të tillë Egjeu do të bëhej një lloj deti i brendshëm grek.

Në vitin 2021 qeveria e Athinës i zgjeroi ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në Detin Jon drejt Italisë. Sot Greqia rezervon në mënyrë të qartë të drejtën për të zgjeruar ujërat e saj territoriale edhe në Detin Egje, tha së fundmi ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias për stacionin televiziv të Athinës “Open”.

Si instancë e fundit në të gjitha çështjet e së drejtës ndërkombëtare konsiderohet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë. Por ky organ i Kombeve të Bashkuara nuk vepron me iniciativën e vet. Si Greqia ashtu edhe Turqia do të duhet të paraqesin një kërkesë të përbashkët, për të autorizuar gjykatën që të ndërmjetësojë. Për këtë debatohet që nga viti 1976. Deri tani pa sukses./DW

11 Komente

  1. N
    Next level

    E vetmja zgjidhje është kthimi i shqiptarëve aty ku prej dhjetra shekujsh shtriheshin principatat dhe pashallëqet e tyre dhe ndarja e Egjeut mes Turqisë, Shqipërisë, Bullgarisë, në një marrëveshje që përfshin edhe Lindjen e Mesme dhe veriun e Afrikës. Vetëm atëhere do të jetë det paqeje. Ajo që e minon paqen në Egje, janë sajesat antihistorike dhe kolonializmi 200 vjeçar europian mbi të për t'a trajtuar si Mare Nostrum.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Ca flet ky mo vella?

      Ore aq injorant je ti? Greku ka gjuhe dhe prezence te dokumentuar 3 mije vjet ti thua "kane qene Shqiptare, Turke, Bullgare". Vendi me inteligjencen me te ulet ne Evrope jemi. Mire qe s lexojme 1 liber gjithe jeten, po degjojme dhe njerezi te rrjedhur e budallenj tip Sazan Guri Agron Dalipi etj. I shkruani dhe online keto na keni turperuar komplet. Tallet gjithe bota me keto muhabete qe beni ju. Analfabete

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vaso

        Cilet greke ? Kush jane greket ? Kam 34 vjet ktu dhe nuk ka nje grek te me shpjegoje se ca lidhje ka ai me elenet e lashte . ??Aty ku punoj te gjithe para disa brezash paraardhesit e tyre kane jetuar me mijera km larg nga ktu ku jam vendosur .. po te them sinqerisht me i aferti ne distance eshte njeri qee pohon qe stergjyshi i tij ka ardhur nga fshatrat e Smirne . Te tjeret deri nga kufiri i Gjeorgjise me Rusine Siri Armeni Trapezonda etj..

        Përgjigjjuni
      2. K
        Klimax

        Ok. Tani vazhdo t'i bësh shoqëri bagëtisë që ke nxjerrë për të kullotur!

        Përgjigjjuni
      3. D
        Detari

        Ja si vertetohet se ka shume mbetje turke ne albaniston si komentuesi i pare.

        Përgjigjjuni
        1. T
          TOM

          Ka shume mbetje Gerkoegjyptjane-Perse por edhe Turkoarabe or mik.

          Përgjigjjuni
        2. T
          TOM

          Kete radhe nese do plasin kokat me njeri tjetrin, du behen lemsh dhe do han keqe kokat e tyre. Ka nje ndryshim te madh kete here nese plas konflikti. Kete radhe te dy krahet jane jevgjitete e Anadollit dhe jevgjitete e Greqise, por kete here mungojne shqiptaret qe i kryejten luftrat e tyre. Ishalla han kokat e tyre dhe te zuduken per te mare perseri toket tone.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shvejk

            Aty I ke shqiptaret 4 million arvanitas ne Greqi dhe mbi 10 million arnaut ne Turqi.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cimi

              Po ca perplasje kokash . Po ti mendon se do rezistoje Greqia me shume se nje jave me nivelin ushtarak qe ka Turqia tani

              Përgjigjjuni
            2. V
              VK

              Greqise i duket vetja rival te Turqise qe eshte qesharake. Turqia sot eshte superfuqi qe ruan balancat ne Evrope dhe Azi. Greqia e shumta tregon dhembet e kalbur nga kriza ekonomike shqiperise apo maqedonise.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lluca e kulturës

                Tani që sqetulla ku parazitonte nuk është më, BEja dhe Egjeu kam frikë se do të bëj fundin e vendeve ballkanike nëpër luftrat Ballkanike pas rënies së perandorisë Osmane, ku ishujt e perandorisë Osmane përfunduan si mall pa zot dhe i pronësuan anglezët, francezët, italianët, për t'i dhënë më pas falas Greqisë që sajuan me tokat dhe kostumet e fqinjve. Është hapur kutia e Pandorës. Jo më kot iluministët që sajuan Greqinë deklaronin shekuj më parë, që kemi hedhur themelet e Europës së Re, mbi një llucë që ka qenë në mijëra vjeçarë, varreza e çdo perandorie.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje