Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, e përshkroi të premten atmosferën e bisedimeve në Oman me Shtetet e Bashkuara si pozitive, me të dyja palët që ranë dakord të vazhdojnë me negociatat. “Në një atmosferë shumë pozitive, shkëmbyem argumentet tona dhe u njohëm me pikëpamjet e palës tjetër, gjë që ishte shumë e rëndësishme”- u shpreh ai për televizionin shtetëror iranian, duke shtuar se të dy palët kishin rënë dakord të vazhdonin negociatat.
“Do të vendosim për modalitetet dhe kohën në një datë të mëvonshme”- nënvizoi Aragchi. “Nëse mund të ecim në këtë rrugë pozitive, mund të them se mund të arrijmë një kornizë pozitive në lidhje me bisedimet bërthamore midis Iranit dhe SHBA-së”- theksoi kryedipomati iranian. Aragchi shtoi se gjatë ditës u zhvilluan disa takime indirekte në kryeqytetin e Omanit.
“Bisedimet do të vazhdojnë, por konsultimet në kryeqytete do të përcaktojnë detajet.”- u shpreh ai pa specifikuar për kryeqytetet e cilave vendeve bëhej fjalë. Si pjesë e negociatave për programin bërthamor të Iranit Badr bin Hamad Al Busaidi, Ministri i Punëve të Jashtme të Omanit mëngjesin e së enjtes zhvilloi konsultime të ndara si me delegacionin e Republikës Islamike që kryesohej nga ministri i Jashtëm Abbas Araghchi ashtu edhe me palën amerikane që përfaqësohej me këshilltarët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Steve Witkoff dhe dhëndrin e tij Jared Kushner.
Kryediplimati i Omanit tha se vend i tij ndërmjetësoi bisedime shumë serioze mes Iranit dhe SHBA-së. “Ne synojmë të takohemi përsëri në kohën e duhur, me rezultatet që do të shqyrtohen me kujdes në Teheran dhe Uashington”, shtoi ai, pa dhënë një afat kohor të saktë se kur mund të zhvillohet raundi i ardhshëm i diskutimeve.
Lini një Përgjigje