Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden paralajmëroi Iranin se vrasja e Donald Trumpit do të përbënte një akt lufte thotë Fox News.
Media e njohur amerikane njofton se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka udhëzuar Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare që t’i bëjë të qartë Republikës Islamike se çdo tentativë ndaj jetës së ish presidentit, do të ngjallte një reagim të skajshëm të SHBA-së.
Paralajmërimi i ashpër i Bidenit vjen pasi ekipi i Trump është informuar rreth tentativave specifike për eleminimin e republikanit dhe ka bërë një kërkesë të pazakontë për avionë ushtarakë në ditët e fundit të fushatës.
Shtetet e Bashkuara kanë bërë përpjekje të paprecedentë për të mbrojtur ish-presidentin nga hakmarrja e Iranit për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani në vitin 2020.
Rreth 150 milionë dollarë në vit janë shpenzuar për mbrojtjen e zyrtarëve të lartë si ish-Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe gjenerali Kenneth McKenzie, ish-kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, thotë edhe Politico. Kur u pyet nga Fox News Digital muajin e kaluar, Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të thoshte nëse Biden besonte se vrasja e Trump do të ishte një akt lufte, por premtoi se do ta mbante ekipin të informuar rregullisht lidhur me vlerësimet e çdo kërcënimi të mundshëm nga Irani.
“Ne këtë e konsiderojmë çështje të sigurisë kombëtare dhe të prioritetit më të lartë, ndërsa e dënojmë me forcë Iranin për këto kërcënime të paturpshme”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Sean Savitt, i cili pohoi ndërkohë se Teherani ka kërkuar prej kohësh hakmarrje për vrasjen e Sulejmanit.
Me nje fjale nje gur dy zogj.
Nuk I ndyen kush duart me hajdutin dhe injorantin jo.Te tre qe jane kap jane republican dhe incidentet ishin te sajume nga vete trumpi.
Edhe nqs do te jete e vertete nuk ka nevoje te publikohet dhe jane ne kundershtim me realitetin…!!! Keto lloj deklaratash hapin me shume mjergull se sa te verteta…!!!!!
Keto jane sajesa te Demokrateve te cilet 3 here kane tentuar te vrasin Trump dhe i kane rruajtur karin, fitorja e tij eshte e padiskutueshme. Nxjerrin Biden Pampersin me demensher per te dhene deklarata "fake news", ate qe kerkojne te bejne LGBTQ, Transgjinret, Prindi1 e Prindi2, levizja "Woke" boshti mbeshtetes i demokratebe kerkojne t'ja hedhin fajin Iranit.