Irani nuk e ka vonuar hakmarrjen ndaj Izraelit. Garda Revolucionare njoftoi se ka nisur një sulm me raketa mbrëmjen e sotme drejt dhjetëra objektivave në Izrael.
Ushtria izraelite ka njoftuar se Irani ka lëshuar të paktën 100 raketa drejt vendit të tyre, por sqarojnë se sistemi mbrojtës “Iron Dome” është në funksion dhe i bëjnë thirrje popullit të qëndrojë në strehimore.
Dy valë raketash u lëshuan nga Irani, me shpërthime të forta që janë regjistruar në Tel Aviv, ku u raportuan disa lëndime të lehta, por dhe në Jerusalem.
Përgjigja e Teheranit vjen pasi forcat ajrore izraelite filluan një seri sulmesh në Iran, me shpërthime të dhunshme në Teheran dhe Tabriz, ku sipas IDF janë goditur më shumë se 200 objektiva.
“Hakmarrja jonë sapo ka filluar, ata do të paguajnë një çmim të lartë për vrasjet e komandantëve, shkencëtarëve dhe civilëve tanë. Nuk do të ketë siguri askund në Izrael, hakmarrja jonë do të jetë e dhimbshme”, tha për Reuters një zyrtar i lartë në Teheran.
Irani po ashtu pretendon se në territorin e tyre forcat e Gardës Revolucionare kanë rrëzuar dy avionë izraelitë dhe kanë kapur rob një pilote.
Sipas agjencisë Irna, dy avionë luftarakë izraelitë u rrëzuan, por nuk u specifikua në cilën zonë ndodhi kjo.
Operacioni "Rising Lion", i nisur nga Izraeli, kishte në shënjestër udhëheqësit ushtarakë dhe politikë të Iranit.
Teherani konfirmon vdekjen (ndoshta nga një sulm i shpejtë i Mossadit) të kreut të Gardës Revolucionare Hossein Salami. Gjenerali i fuqishëm Mohammad Bagheri u vra gjithashtu, ndërsa dy shkencëtarë nga programi bërthamor i Teheranit përfunduan të vdekur.
"lëndime të lehta" ... me duket sikur po lexoj Zerin e Popullit te kohes se diktatures ...
Te me Falin komentuesit e tjere..por nje Pyetje:C´pune ka Izraeli qe Bombardon nje Shtet Sovran si Irani??Duke Vrare..apo edhe thjeshte Bombarduar...si munde te quhet kjo???????????
Ça bënë o shoku Edi, çfarë pret, bëji mutin dasmës së Sorosit Jr. dhe nisu për në lindjen e mesme për t'i dhënë fund luftës Iran-Izrael, vetëm ti je i pajisur me fuqi hyjnore për t'a ndalur këtë gjëmë!
ME. NE. FUND. NJEREZIMI. DUHET. TE. KUPTOJE. SE. KOHA. E. LUFTRAVE. RAJONALE. KA. PERFUNDUAR. PRANVERA. ARABE. ISHTE. PROLOGU. I. LUFTES. SE. TRETE. BOTERORE TANI. PO. MENDOHET. TE. PERDOREN. ME. EFIKACITET. ARMET. KONVENCIONALE. PER. TE. EVITUAR. PERDORIMI. E. ARMEVE. TE. DEMTIMIT. NE. MASE. TE. CILEVE. ME. DASHJE. APO. PA. DASHJE. PO. I. VJEN. KOHA. E. PERDORIMI. PASI. TASHME. PO. U. VJEN. EDHE. AFATI. I. SKADIMIT
Pushka top Izraelit.
rropt israelit ,rrofte usa ,se s do kapnin asnje rakete ,si si zhduki ai hitleri njehere dhe mire ,race e qelbur qe vrasin femije ,por kane nga kush mesonin