Ish-ambasadori Sokol Gjoka ka komentuar situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, duke theksuar se Irani përbënte një rrezik serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Gjoka tha se përgatitja e një arme bërthamore dhe roli destruktiv i Teheranit në konfliktet rajonale e bënin të domosdoshme ndërhyrjen.
“Një Iran, i cili po ecte me përgatitjen e një arme bërthamore, luante një rol destruktiv në rajon, ndikonte në të gjitha ato situata konfliktuale edhe përtej rajonit, atëherë përbënte një rrezik për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, kështu që kjo e keqe duhej goditur,” u shpreh Gjoka.
Ai renditi edhe katër kushte kryesore për arritjen e paqes.
“Që Irani të heqë dorë përfundimisht nga armatimi bërthamorë, së dyti të mos jetë më problem për situatën dhe paqen në rajonin e Lindjes së Mesme dhe veçanërisht ndaj Izraelit, së treti që nafta iraniane të mos shkojë në Kinë dhe armatimet të mos shkojnë në Rusi dhe së katërti që ngushtica e Hormuzit të jetë një territor i hapur për lëvizjen”, theksoi ai.
Po Izraeli pse nuk ka armë bërthamore?
Ambasadori i shitur tek Izraelitet dhe perendimoret lajmet ishin per ta cliruar popullin nga Ajutollahet dhe jo ye marin ngushticen e Hormusit dhe mos exportohet nafte ne Kine ose arme ne Rusi a e din Ambasadori se po ndodhi kjo i vjen fundi njerezimit.
Po ky eshte ish-ambasadori izraelit ne Iran apo shqiptar ? Ne ate qe ka thene , thjesht ka perseritur fjale per fjale narrativen e USA dhe Izraelit . ( njesoj sikur te ishte nje zedhenes i zionisteve) 1 ) bomba atomike , por nuk e permend qe dhe izraeli ka te pakten 80 bomba atomike. 2) roli destruktiv i Iranit ne rajon, por nuk permend rolin destruktiv te izraelit , per te krijuar izraelin e madh. ( ka gati 80 vite qe e trazaon dhe e destabilizon ate rajon) . Sa poshte kemi rene ne shqiptaret. Ne raste te tilla heshtja eshte ragimi me i mire se sa nje servilizem qe te ben per te vjelle ! Qendrimet e qeveris tone jane shume me te ashpra ( pro zioniste) dhe ekstreme dhe se shume vende te tjera demokratike ne nje kohe qe do te ishte me e arsyeshme ta majme gojen mbyllur.