Ish-drejtoresha e USAID dhe ish-ambasadorja amerikane në United Nations, Samantha Power, ka kritikuar ashpër qasjen e administratës së Donald Trump ndaj Iranit dhe shpërbërjen e USAID-it, duke paralajmëruar pasoja serioze për Lindjen e Mesme dhe vendet më të varfra të botës.
Në një intervistë të dhënë gjatë aktivitetit “Tech Emotion” në Triennale Milano, Power deklaroi se pret që marrëveshja e mundshme mes SHBA-ve dhe Iranit të jetë “dukshëm më e dobët dhe më e brishtë” krahasuar me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Sipas saj, administrata Trump ka larguar ekspertët më të mirë amerikanë për çështjet iraniane dhe po përpiqet të negociojë pa mbështetje të gjerë ndërkombëtare.
“Trump mendon se mund ta bëjë gjithçka i vetëm, por ka më pak ndikim ndaj Teheranit. Nuk besoj se do të ketë një sistem të fortë kontrolli mbi impiantet bërthamore apo sasitë e uraniumit të pasuruar”, tha ajo.
Power shtoi se Irani nuk ka gjasa të heqë dorë nga ambiciet bërthamore, sidomos pas dëmeve të mëdha që vendi ka pësuar nga konfliktet dhe bombardimet.
“Në klimën aktuale është e vështirë të imagjinohet që udhëheqja iraniane të heqë dorë nga parandalimi bërthamor”, deklaroi ish-zyrtarja amerikane.
Ajo sulmoi edhe vendimin e Trump për të shpërbërë USAID-in në ditën e parë të rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, duke e cilësuar ndërhyrjen “drastike dhe brutale”.
Sipas Power, mbyllja e agjencisë humanitare amerikane ka sjellë pasoja tragjike në vendet më të varfra të botës.
“Revista britanike The Lancet vlerëson se 14 milionë njerëz, përfshirë 4.5 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeçare, mund të humbasin jetën deri në vitin 2030 si pasojë e shkatërrimit të USAID-it”, tha ajo.
Power përmendi raste nga Ethiopia dhe Somalia, ku sipas saj magazina me ushqime dhe ilaçe kanë mbetur të bllokuara për shkak të urdhrave të administratës amerikane.
Ajo kritikoi gjithashtu politikën e re të administratës Trump, e cila sipas saj ofron ndihmë vetëm në këmbim të interesave strategjike.
“E quajnë ‘global health compact’: SHBA jep fonde dhe pajisje mjekësore në këmbim të mineraleve, tokave të rralla ose të dhënave personale të qytetarëve”, u shpreh Power.
Kjo eshte ajo qe tha Trumpi ja vodhi zgjedhjet a Hillary Klinton. Kjo eshte ajo qe thoshte Biden excellent, Kjo eshte ajo qe i zhbllokoi Iranit miliarda dollare dhe Lejoi te investoheshin Ne ushtrine e tij, Kjo ishte ajo qe la Krimene etj. Nje kanakare e Obames asgje me shume. Keto duhet te rregulloje Trump tani. Imagjino Irani ta kish bomben, Jo Hormuz, por boshti Kine-Rusi-Iran-indi etj. Do shkerdhente Boten, mjafto qe Kjo biba dhe Obunga te ishin ne Krye.
O trampist kurve, po ju na keni care karin me vjedhje zgjedhjesh oer 10 vjet nje muhabet keni keni surrat ju bythqira te gjykoni njeri se tha Trampi i vodhi zgjedhjet Hilary?
Për të ndihmuar botën nuk është përgjegjësi vetëm e Amerikës. Përse nuk krijojnë agjensi ndihmash ngjashëm me USAID-in Franca, Rusia, Gjermania, Kina, Spanja, Brazili si dhe Koreja e Veriut e Kuba, dy vënde komuniste të cilave u "digjet shpirti" për vuajtjet e proletariatin botëror dhe gjithë të varfërit e kësaj bote që lëngojnë nga "shtypja kapitaliste", por u dashka të ndihmojë vetëm Amerika? Edhe kur vrasin dhe presin popujt e tyre, asaj që i kërkohet të ndërhyje e t'i zgjidh problemet, por sidomos dhe të paguaj, është Amerika!! Para se të ndërhyjë, kundërshtarët, të cilët nuk thonë asnjë fjalë për ata që krijuan zallamahinë, e shajnë pse po vonon ndërhyrjen, pasi ndërhynë i duhet të dëgjojë edhe pordhët e pacifistëve se na qenkësh kthyer në "xhandar" ndërkombtar!! Spekulimet e llumit të kësaj bote mbi shpinën e këtij vëndi të bekuar nga Zoti nuk kanë të treguar! Apo të mendosh se përfituesit ja shpërblejnë me dashuri dhe mirnjohje për atë që Amerika bënë për t'a!!! Zero! Vetëm e shajnë se përse kërkon t'i zbresë nga shpina ku ata qëndrojnë duke tundur këmbët nga kënaqësia!....
Kjo eshte nje demokrate e zelleshme qe per c'do gje qe Trump bene do t'i veje nje bisht per keq edhe nqs eshte e persosur marreveshja. Demokratet kane marre fund sepse nuk kane asnje alternative per te konkuruar republikanet pervec LGTB platform , shkaterrimin e shoqerise dhe USA duke shpartalluar kufijte dhe lejuar cdo njeri te hyje vetm me qellimin qe ata te kene pushtetin...
Degjo moj kukumjacke e dumonrateve. Trump ka force dhe e goditi Iranin Jo si te tredhurit para tij qe I cuan aeroplanin ambush me cash. Sa per marreveshjen te shohim nga vjen Uraniumi I Iranit. Mbase dikush do perfundoje ne burg me USA nese kjo ndodh.