Izraeli liron mbi 150 të burgosur palestinezë pas kthimit të 20 pengjeve nga Hamasi

13 Tetor 2025, 14:44Bota TEMA
Izraeli liron mbi 150 të burgosur palestinezë pas kthimit të 20

Pas kthimit të 20 pengjeve izraelite nga Hamasi, edhe Izraeli ka respektuar marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, duke liruar 154 të burgosur palestinezë.

Lajmi është konfirmuar nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

Të burgosurit palestinezë kanë vuajtur dënime të gjata në burgjet izraelite, dhe sipas marrëveshjes, pas lirimit u deportuan në Egjipt.

Autoritetet izraelite kishin kërkuar që të burgosurit e dënuar për vepra të dhunshme të deportoheshin në vende të treta në vend që të lejoheshin të ktheheshin në Bregun Perëndimor ose Gaza.

Lini një Përgjigje